Prifti rus thotë se abortet janë më të frikshëm se holokausti

Një klerik i lartë i Kishës Ortodokse Ruse ka krahasuar sasinë e aborteve në Rusi me humbjet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Sa njerëz kemi vrarë? Më shumë se gjatë Luftës së Dytë Botërore.”-tha Smirnov.

Deklaratat Dimitri Smirnov, kreu i Komisionit të Patriarkanës për Familjen, i bëri në një forum për shëndetin riprodhues. Ai u shpreh se normat e larta të abortit ishin ‘një vrasje masive e fëmijëve rusë” dhe më keq se vetë Holokausti.

Kleriku gjithashtu i bëri thirrje opinionit publik mbi abortet, duke thënë se një qëndrim tolerant ndaj çështjes do ta çojë vendin rus në “vetëvrasje”.

Ai gjithashtu përsëriti se abortet e lira duhet të ndalohen, duke argumentuar se fondet shtetërore nuk duhet të përdoren për “vrasjen e qytetarëve të vet”. Fjalët e Smirnov janë në përputhje me përpjekjet e Kishës Ortodokse Ruse për të shtrënguar ligjet liberale të vendit mbi abortin në një përpjekje për të përmbysur normat e lindjeve në rënie dhe për të mbështetur “vlerat familjare”.

Megjithëse procedura është ligjore dhe e lirë në Rusi, disa rajone përpiqen të gjejnë mënyrat për të kufizuar të drejtat riprodhuese të grave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne