Rajoni

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes në Kosovë

Policia kosovare ka arrestuar deputeten e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, raporton klankosova. Deputetja Bogujevci është në mesin e disa aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar pasi protestuan përpara komisariatit të policisë.

Dhjetra aktivistë hodhën bojë të kuqe në godinën e komisariatit dhe sulmuan policët. Ndërsa deputetja Saranda Bogujevci u arrestua pasi mbajti një fjalim.

Protesta e Vetëvendosjes u organizua nën moton “mosreagimi i policisë për dhunën ndaj grave”.

OPINIONE