Arrestohet Jamarbër Malltezi , i sekuestrohen pasuritë!

Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërsa i është caktuar edhe masës “arrest me burg” për privatizimin e kompeksit “Partizani”.

Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne