Arrestohet komandati i repartit ushtarak të Pezë-Helmesit dhe ish-polici

Komandanti i skuadrës në repartin ushtarak Pezë Helmës Drilon Shqau, 31 vjeç dhe ish punonjësi i policisë Vehbi Teqja, 48 vjeç, kanë rënë në pranga e policisë pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur së në kuadër të operacionit “Last Service” u sekuestruan 301 gr kokainë. Po ashtu policia i sekuestroi edhe një automjet dhe 4 aparatë celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne