Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Pas hekurave ish-oficerja e OPGJ-së dhe një avokat

Arrestohet me urdhër të SPAK, kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Ndërkohë bëhet me dije se janë arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, shtetasja E. Dautaj, si dhe avokati me inicialet R.Çela. Deri më tani nuk dihen detaje nga arrestimi i Zarkës dhe dy të tjerëve, ndërkohë ata dyshohet se kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

Tre të arrestuarit dyshohet kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne