Arrestohet nipi i kreut të organizatës terroriste FETO

Në një operacion të policisë turke në Istanbul janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe i arratisuri i FETO-s, Selman Gülen, nipi i liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, raporton Anadolu.

Siç bënë të ditur burimet e sigurisë, operacioni u krye në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës Kombëtare të Türkiye-s (MIT), ndërkaq nga liria u privuan anëtarët e organizatës terroriste FETO, të cilët u gjetën në një banesë në Istanbul, ku ishin fshehur për rreth një vit.

Në banesë u gjet i arratisuri i FETO-s, Selman Gülen, nipi i liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, gruaja e tij Nur Gülen dhe prindërit e saj Bekir dhe Mina Ozturk.

Të arrestuarit ishin në kërkim më parë nga drejtësia turke për menaxhimin e shoqatave dhe fondacioneve të lidhura me organizatën terroriste FETO, të ashtuquajturën udhëheqje të saj, si dhe për financimin e FETO-s duke paguar shuma të mëdha përmes Bank Asya.

Sipas burimit të njëjtë, Selman Gülen është konstatuar se ka qenë aktiv në strukturat financiare të organizatës terroriste edhe në momentin e arrestimit. Në banesën ku u kapën anëtarët e FETO-s, u gjetën sasi e konsiderueshme e parave dhe materialit dixhital.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016. Kjo është organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, i cili jeton në SHBA, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-ja.

Për vite me radhë, anëtarët e kësaj organizate terroriste u infiltruan në shërbim duke kurdisur provimet dhe kështu duke depërtuar në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të lartë në gjyqësorin turk përmes një procesi të montuar për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme e terroristëve të FETO-s, kur më 15 korrik oficerët e ushtrisë turke besnike të kësaj organizate terroriste kryen komplotin e grusht shtetit.

Hetimet për organizatën terroriste FETO kanë treguar se bëhet fjalë për një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive dhe këtë e kanë potencuar disa herë zyrtarët turq. Gjatë tentativës për grusht shteti në Türkiye, ku 251 persona u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne