Arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat)

Policia e Tiranës njofton se përgjatë 12 orëve të fundit ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve edhe nipi i ish-deputetit të PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Të arrestuarit janë

– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë. 18 vjeçari, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Nipi i ish-deputetit te PS-se, Arben Ndoka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.

I arrestuari tjetër është Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Eshtë arrestuar gjithashtu edhe shtetasi Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne