Arrestohet një anëtar i Hamasit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan (BPLJ)

Ushtria e regjimit sionist ka arrestuar deputetin e parlamentit palestinez njëkohësisht anëtar i Hamasit në BPLJ.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Ahad sipas të cilës forcat sioniste sot kanë bastisur shtëpinë e Hasan Burini përfaqësues i lëvizjes Hamas në parlamentin e Palestinës në qytetin Nablus në BPLJ. Sionistët përveç shtëpisë së këtij deputeti, kanë bastisur edhe rajonet Sira Shamale, Tulza dhe Grivat në Nablus dhe kanë arrestuar disa palestinezë të tjerë. Personat e arrestuar më herët kanë qëndruar në burgjet e regjimit sionsit dhe sapo janë liruar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne