Arrestohet një pjesëtar i lartë i FETO-s në Stamboll, ish-drejtor i Inteligjencës

 Policia turke ka arrestuar në Stamboll një pjesëtar të lartë të FETO-s, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i zyrës së Inteligjencës.

Burime brenda forcave të rendit thonë se bëhet fjalë për personin Mehmet Fecri Yildiz, ish-shef i degës teknike të zyrës së Inteligjencës së vendosur brenda selisë së policisë, për të cilin thonë se është arrestuar në kuadër të një operacioni anti-terrorist në Stamboll.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në kuadër të të njëjtit operacion janë arrestuar edhe Erkan Ince, menaxher për resurse njerëzore në Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Selim Bulut, pjesëtar i Konfederatës së Afaristëve dhe Industrialistëve të Turqisë (TUSKON) bashkë me një përdorues të aplikacionit për mesazhe të koduara ByLock.

Organizata terroriste FETO në vitet 1970 filloi të infiltrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, në mënyrë që në vitet 1980 të forcojë në masë të madhe piramidat e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe më në fund, më 15 korrik të vitit 2016, të kryejnë përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte përmbysjen e rendit kushtetues dhe autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentativës së grushtit ushtarak në Turqi, 251 persona u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën. Autoritetet turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gülen.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne