Arrestohet punonjësi i konsullatës amerikane në Stamboll

Forcat turke të sigurimit kanë arrestuar punonjësin e konsullatës amerikane në Stamboll, i cili akuzohet për spiunazh dhe për lidhje me grupin Gylen.

Sipas një njoftimi të gazetës turke Huriet, Matin Topoz punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll u arrestua nga policia dhe u fut në burg pasi akuzohet për lidhje me grupin Gylen. Personi në fjalë si ndërlidhës ishte punësuar në konsullatën amerikane dhe ai kishte lidhje me disa nga krerët e policisë të cilët gjithashtu akuzohen për lidhje me grupin Gylen. Ky punonjës i konsullatës amerikane u arrestua 4 ditë më parë pas një operacioni të policisë turke kundër anëtarëve të grupit Gylen. Më pas ai u dënua nga gjykata nën akuzën e spiunazhit dhe të lidhjes me grupin në fjalë dhe është futur në burg. Turqia pretendon se grupi GYlen ka organizuar grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Sipas Ankarasë grupi Gylen ka shumë anëtarë në sistemin juridik, gjyqësor, ushtarak, arsimor dhe në organet e shtetit. Turqia vazhdon dënimin e personave përgjegjës për grushtin e dështuar të vitit 2016, ku i akuzuari kryesor është grupi Gylen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne