Rajoni

Arrihet marrëveshja LSDM-BDI në Maqedoninë e Veriut për qeverinë e re, zbulohen ministritë

Burime nga partitë e koalicionit kanë zbuluar për INA se cilat dikastere do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.

Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalos detaje se ideja e tyre mbetet.

Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga miministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.

Nga postet e zv.kryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.

Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori. Mandatari dhe kreu i LSDM, Zoran Zaev dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ora 14 pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen dhe detajet e saj përfshirë edhe postet ministrore.

“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”, theksohet në komunikatën e përbashkët të këtyre partive.

Qeveria e re do të fokusohet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia, çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit./INA

OPINIONE

INTERVISTA