Arroganca e Izraelit s’ka kufij, kërcënon të pushtojë Gazën për të rrëzuar Hamasin

Sikur të mos mjaftonte masakrimi i qindra civilëve në Palestinën që ky shtet ka pushtuar, Izraeli kërcënoi së fundmi edhe se do të pushtojë Gazën për të rrëzuar qeverinë e Hamasit.

Arroganca e Izraelit nuk njeh kufij.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, deklaroi të premten se ka dy opsione për të rrëzuar qeverinë e Hamasit në Rripin e Gazës.

“Ose të sakrifikohen shumë ushtarë për të pushtuar Gazën, ose të krijohet një atmosferë e ‘Pranverës Arabe’ atje”, janë fjalët me të cilat ai shprehu kërcënimin e tij skandaloz.

Në një prononcim për gazetën izraelite, “Maariv”, Lieberman argumentoi se autoritetin e Hamasit mund ta thyejnë duke vënë në veprim popullin e Gazës.

Gjatë këtyre deklaratave skandaloze të tijat, ministri i Mbrojtjes së Izraelit përdori edhe disa shprehje në cilësinë e pohimit.

“E themi hapur! Nëse vendoset paqja dhe qetësia, i pari që do të përfitojë nga kjo është populli i Gazës”, u shpreh Avigdor Lieberman duke zbuluar qëllimin e vërtetë të bllokadës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne