Bota

Arsyet e vërteta të izolimit të Katarit

Njëra nga krizat më serioze diplomatike e cila në masë të konsiderueshme del nga fusha e diplomacisë normale gjer në atë masë që të kufizohet me shpallje lufte, pasi që e përcjell ndalimi i banorëve të një vendi të udhëtojnë, qëndrojnë dhe të shkojnë në vende tjera, të mbyllet hapësira ajrore për avionët civil dhe të tjera, është kriza serioze që po e godet Gjirin gjatë këtyre ditëve. Në rast se i shikojmë vendet kyçe të cilat marrin pjesë në bllokadën e Katarit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, do të vërehet se çdonjëra ka arsye të veta për fillimin e kësaj fushate kundër një shteti më të vogël, por më të pasur.

Zëvendës i fronit mbretëror saudit, princi prepotent dhe politikisht i papjekur Muhamed bin Selman, i cili me angazhimin e vet politik dhe ushtarak ka tërheq vendin në një numër të madh të situatave të krizës, dukshëm nuk po kënaqet me pozitën e tij të zëvendës fronit mbretëror saudit. Akoma raportet nga viti i kaluar, gjatë grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, Muhamed bin Selman është kyç në këtë aventurë të pasigurt nga kërkesa e trashëgimtarit të fronit të Emirateve bin Zaidit, ndërsa ka fituar mbështetjen e tij në luftën e tij të brendshme brenda familjes qeveritare saudite. Me ambiciet e tija politike të pangopura, princi i ri po sjell në pyetje edhe mbijetesën e tërë Mbretërisë Saudite në formën e sotshme. Duke marr parasysh se mbreti Selman është mbreti i fundit saudit, të gjeneratës së të bijve të themeluesit të mbretërisë Abdylazizit dhe se me vdekjen e tij qeverisja mbretërore do të kalojë në gjeneratën e tretë, në nipat e themeluesit të mbretërisë dhe me të drejtë po shtrohet pyetja se sa ky transicion do të jetë i qetë, duke marr parasysh të gjitha armiqësitë dhe ambiciet qeverisëse të një numri të madh të princave saudit. Në rast se shtojmë edhe ambiciet jo të fshehura që ”prapa radhës” të vijë gjer te froni, atëherë kjo frikë akoma më shumë po e tensionon. Princi i ri ka kaluar në grumbullimin e mbështetjes rajonale dhe imponimit të autoritetit të tij për të hedhur në hije konkurrentët e tij të mundshëm, e posaçërisht trashëgimtarit aktual të fronit Muhamed bin Naifit duke e shfaqur veten si autoritet rajonal, dhe në këtë rrugë të tij është gjetur një vend i vogël, i cili përpiqet të udhëheq politikën e vet të brendshme dhe të jashtme e pavarur nga Riadi. Shpesh gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e Katarit kanë cekur se çështja e plotësimit të kërkesave të Riadit në të vërtetë është çështja e sovranitetit të vendit.

Nga ana tjetër, Emiratet kanë ambiciet tjera në Katar. Ata Katarin e konsiderojnë si mbështetës të fundit të ashtuquajturit politik islam dhe mbështetjen mediale dhe financiare të pranverës arabe. Nënshtrimi i Katarit është vetëm njëra nga episodet e kundër revolucionit, pasi që forcat revolucionare në Egjipt kanë humbur nga grusht shteti ushtarak, e njashtu në Libi nëpërmjet gjeneralit Halifa Hafter, vasalit të Emirateve në këtë vend. Edhe pse politika e jashtme e Emirateve në shumë aspekte nuk po ndeshet me intereset saudite, posaçërisht në Jemen në të cilin Emiratet haptas mbështesin ndarjen e Jemenit, në rastin e Katarit është gjet qëllimi i përbashkët i cili i ka bërë bashkë Muhamed bin Selmanin dhe bin Zaidin.

Egjipti në konfliktin në mes dy shteteve arabe më me ndikim në Gjirin Persik me Katarin, e sheh çastin e tij të volitshëm që të hakmerrej Katarit për shkak të mbështetjes pushtetit legjitim të Egjiptit, të cilën xhunta ushtarake e ka përmbys në vitin 2013. Egjipti në shumë raste ka kërkuar nga Katari ekstradimin e aktivistëve opozitar, gazetarëve dhe dijetarëve islam të lidhur me Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman. Nën presionin e vendeve të Gjirit dhe Egjiptit në vitin 2014 Katari ka pranuar të shuajë Al Jazeera në Egjipt, por dukshëm shihet se kërkesat egjiptiane shkojnë më tej. Në urrejtjen e tij patologjike kundër Katarit, xhunta ushtarake egjiptiane shmang faktin se aktualisht në Katar punojnë rreth 300 mijë punëtor egjiptian.

Në këtë ambient të tillë ministrja në qeverinë egjiptiane, e ngarkuar për resorin i cili kujdeset për egjiptianët jashtë Egjiptit theksoi se Egjipti ka siguruar punë për të gjithë ata. Ky rrëfim, shkakton tallje, duke ditur se të ardhurat mujore të një profesori egjiptian universitar janë rreth 300 euro, gjersa rroga e njëjtë e profesori t ë tillë në Katar është 3000 Euro, dhjetë fish më e madhe.

Politika e jashtme egjiptiane në shumë çështje është e ndryshme prej asaj saudite, e këto ndryshime më së shumti janë të shprehur në çështjen e Sirisë dhe Jemenit. Edhe pse Arabia Saudite përpiqet për rrëzimin e diktatorit sirian Bashar al Asadit, Egjipti edhe më tutje mban lidhje të afërta me regjimin e Damaskut, ndërsa forcat ushtarake egjiptiane nuk marrin pjesë në operacionet luftarake saudite në Jemen, bile në disa raste jo zyrtarisht i kanë mirëpritur si mysafir përfaqësuesit e Lëvizjes Shiite Huse të Jemenit.

Në tërësi, arsyet e marrëdhënies së tillë kundrejt Katarit, varësisht nga vendi, janë të ndryshme, ndërsa liderët arab vetëm në duke i bashkojnë shkaktarët e cekur të cilët janë cekur, është bashkëpunimi me Iranin dhe financimi i terrorizmit.

Burimi : islambosna.ba/ ML

OPINIONE

INTERVISTA