Shqiperia

Arta Marku kthen prokurorin që iu refuzua viza amerikane në Tiranë

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku, bëri një tjetër lëvizje duke sjellë prokurorin, Agron Gjana, nga Puka në Tiranë.

Agron Gjana mbante funksionin e kreut të Prokurorisë së Durrësit deri në muajin janar, por me vendim të Arta Markut u komandua përkohësisht në Prokurorinë e Pukës.

Me një vendim të fundit, Marku e emëroi Agron Gjanën prokuror në Tiranë.

Kujtojmë se Agron Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu refuzua viza nga ambasada amerikane në prill të vitit 2016, me motivacionin se ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

OPINIONE