Bota

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 viktima

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në burime nga Ministria ruse e Mbrojtjes, raporton Reuters.

Ministria është cituar të ketë thënë se aeroplani është rrëzuar në bazën ajrore ruse Hmeymim në Provincën Latakia dhe se informacionet e para thonë se rrëzimi i tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një problemi teknik. Është cituar të ketë thënë po ashtu se në të kanë qenë 26 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi.

OPINIONE