Facebook mbyll 300 faqe palestineze, gazetarët në Gaza protestojnë

Në Gaza u protestua kundër vendimit të rrjetit social Facebook, për mbylljen e afro 300 llogarive dhe faqeve palestineze.

Gazetarët palestinezë të cilët morën pjesë në protestën e organizuar nga Komiteti për Mbështetje të Gazetarëve, pranë qendrës së OKB-së në Gaza, mbanin pankarta me shkrime “Facebook bashkëpunëtor në mbulimin e të vërtetave” , “Sulm ndaj Palestinës, Mbështetje për Izraelin”, transmeton Anadolu Angency.

Selame Maruf, drejtori i zyrës qeveritare për media në Gaza gjatë protestës tha se shënjestrimi i Facebook-ut, fushë e re e përleshjes, është sulm sistematik dhe i qëllimshëm.

Ai theksoi që Facebook, nën arsyetime të pajustifikuara, ka mbyllur 200 llogari në vitin 2017 dhe 100 të tilla në vitin 2018. Sipas tij Facebook është një prej platformave, që më së shumti cenon lirinë e shprehjes.

Maruf bëri thirrje që të veprohet sa më parë që të ndalohen këto shkelje, dhe pohoi se 20 për qind të faqeve izraelite në Facebook, përmbajnë publikime provokuese e inkurajuese për vrasjen e popullit palestinez. Sipas tij këto publikime duhen me patjetër të monitorohen.

Edhe Tevfik es-Sejjid Selimi, kreu i Njësisë Informative palestineze tha se dënon lëvizjet e Facebook-ut përkundrejt palestinezëve dhe shtoi që politika e këtij rrjeti social tregon qartazi që është mbështetës i Izraelit.

Në vitin 2016 Facebook ka nënshkruar marrëveshjen e quajtur “Kontroll i llogarive të palestinezëve” me Ministrinë e Drejtësisë së Izraelit, por duket se që nga viti 2017 ka mbyllur afro 300 faqe dhe llogari palestineze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne