Ish-ministrja e Ekonomisë: Shqipëria ka 89 mijë dembelë që nuk e duan punën

“Shqipëria ka 89 mijë dembelë”, kjo ka qenë deklarata e ish-ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Debat në Channel One’.

Deputetja socialiste tha se një pjesë e shqiptarëve nuk kanë qejf të punojnë, dhe prandaj i qëndrojnë larg punës. Sipas saj vendet e punës nuk mungojnë.

E mbështetur në shifrat e INSTAT, Ekonomi tha se popullsia e Shqipërisë është 2.87 milion banorë, dhe nga këta 89 mijë persona janë inaktivë, dembelë.

“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi, tha deputetja e PS. E thënë me fjalë të tjera, këta 89 mijë janë dembelët e shoqërisë sonë. Dhe në fakt ka një lidhje mes kësaj shifre dhe asaj tjetrës, që Shqipëria është në vend të dytë në botë për nga numri i bar kafeve, pas Spanjës”, deklaroi ajo.

Sipas revistës “Monitor”, në Shqipëri ndodhen 654 bar kafe për 100 mijë banorë. Por nëse në Spanjë bar kafet janë të përqendruara në zonat turistike dhe plazhet, në Shqipëri ato gjenden në qendra urbane që nuk kanë lidhje me turizmin.

Pra, kemi 654 bar kafe për 100 mijë banorë, por kemi edhe 89 mijë dembelë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne