Artan Lame merzitet pse Skenderbeu po behet katolik, por nuk guxon te permendi Edi Ramen dhe Rilindjen

Nga Gazeta Impakt

Ne nje shkrim te botuar ne murin e tij ne facebook, Artan Lame ka botuar nje shkrim me titull “Ka një tendencë të frikshme që po nis ta transferojë Skënderbeun nga një simbol nacionalist në një simbol fetar!”. Shkrimi ka gjera pozitive, pasi Lameja ve ne pah sesi ekstremistet katolike e kane kthyer Skenderbeun ne shenjtor te kryqezates se tyre kunder muslimaneve shqiptare. Ne anen tjeter Lameja permend sesi edhe muslimanet e urrejne Skenderbeun per historine e tij gjakatare kunder Islamit. Me kete shkrim Artan Lame-ja po mundohet te frenoje marrezine qe beri para pak ditesh kur, si per te na treguar ne qe nuk eshte nipi i Lames, por eshte francez nga Parisi, na shkroi ne facebook Je Sui Scanderbeg. Shkrimin e Lames e morren te gjithe psikopeterit dhe terroristet katolike dhe bene namin neper internet duke therritur per lufte fetare ne Shqiperi.

Ndersa me shkrimin me poshte Lameja na kerkon qe shqiptaret ti kthehen Skenderbeut te Rilindjes, Lameja i fshihet te vertetes si lepur. Ai nuk permend se kush eshte fajtori per degjenerimin e figures se Skenderbeut – nga simbol kombetar – ne simbol te kryqezates katolike ne Shqiperi kunder Islamit. Lameja nuk permend punen ekstremiste katolike qe Aurel Plasari, Virgjil Kule, Vatikani, Ismail Kadareja, Kisha Katolike ne Shqiperi dhe Kosove, Artan Shkreli, Edi Rama dhe nje seri ekstremistesh kristjane kane bere nder vite ne Shqiperi per ta trajtuar Skenderbeun jo me si hero te shqiptareve, por si nje terrorist katolik qe vret myslymanet shqiptare dhe i konverton ata me dhune ne Katolicizem, ashtu sikur bente Napoleon Zerva me camet, apo sikur bente Ratko Mlladici me myslymanet ne Srebrenice. Lameja ndersa ka frike te permendi aktet e frikshme ekstremiste katolike qe ka bere qeveria e Rilindjes qe kur ka ardhur ne pushtet duke kulminuar me shembjen e Kishes se Shen Athanasit per te gjetur Artan Shkreli kockat e Katalan mavrise, ndersa nuk permend katolicizimin e kryeministrise me harta Papesh qe ka bere Edi Rama etj, ben nje propozim te ri fashist: Ti ndaloje myslymanet qe te kryejne aktivitete fetare ne shesh.

Ndersa redaksia jone e kupton qe Lameja eshte trembur nga bomba qe ai hodhi kunder myslymaneve ne diten e Bajramit duke mbeshtetur faqen terroriste katolike “Feja e Shqiptarit eshte Europa”, tani solucioni qe ai propozon eshte nje solucion i ri fashist katolik. Ndalimin e Islamit ne hapesirat publike te Shqiperise. Ne vend qe Lameja te jete nje laik i perkryer dhe ta nisi kritiken e tij kunder qeverise Rama dhe ti kerkoje asaj qe te dekatolicizoje urgjentisht Shqiperine duke hequr putat e Nene Terezes nga vendi, duke burgosur ekstremistet katolike qe bejne kercenime diten ne diell per te vrare myslymanet, duke debuar fanatiker katolike sikur Artan Shkreli me shoke nga qeverisja e tij, ai kerkon akoma te denoje myslymanet e ngrate duke mos i lene qe te falen neper sheshe, ndersa Edi Rama mund ta sjelli Papen sa here te doje qe ti bekoje politikanet tane ne sheshin e universitetit sikur beri pak vite me pare.

Artan Lameja nje gje duhet ta dije mire: Skenderbeu nuk kthehet me ne hero kombetar te shqiptareve sikur ka qene ne kohen e Zogut dhe Enver Hoxhes, pasi Vatikani dhe kleri katolik ne Shqiperi dhe Kosove, bandat e Ismail Kadarese, Plasarit, Kules me shoke nuk do e lejojne investimin e tyre 25 vjecar qe tu shkoj dem. Vetem Sorosi dhe amerikanet, nese ata me te vertete do te tremben nga konflikti i ardhshem fetar ne Shqiperi dhe do te kerkojne stabilitet fetaro-politik mund ti japin fund marrezise katolike dhe ta kthejne Skenderbeun me dhune ne nje hero laik te Shqiperise. Vetem nese ambasadori Donald Lu parate e ISIS-it qe merr nga Amerika per te zbutur hoxhallaret, ketej e tutje i drejton per te deradikalizuar katoliket, kjo pune mund te marri zgjidhje.

Por sic duken bathet dhe mungesa e aksionit shekullarist ne Shqiperi per te frenuar ekstremizmin katolik, sikur beri Zogu dhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun ne kohen e tyre, do te nxisin edhe me shume tensione fetare ne vendin tone. Edi Rama si katolik i veteshpallur qe eshte duhet te jete i lumtur me histerine anti-islamike qe falja e Bajramit ka shkaktuar ne ditet e fundit ne mediat e Tiranes. Njesite e tij te antiterrorit nuk kane arrestuar as edhe nje katolik te vetem per deklaratat terroriste qe ata kane bere larte e poshte neper internet duke kercenuar edhe myftiun e Tiranes me prerje ne fyt, ne nje kohe qe anti-terrori i Rames i keput besimtaret dhe i fut ne burg sikur beri me Emine Alushin vetem pse tha qe ISIS-i eshte i mire. Artan Lameja perpara se te kritikoje rrugecerit katolike qe duan te presin myslymanet ne fyt, dhe myslymanet qe nuk pranojne te perulen perpara nje vrasesi katolik te mesjetes, duhet qe ti terheqi veshin Edi Rames, dhe ti tregoje qe shekullarizmi i duhet urgjentisht Shqiperise.

Me poshte eshte shkrimi i Artan Lames:

Ka një tendencë të frikshme që po nis ta transferojë Skënderbeun nga një simbol nacionalist në një simbol fetar!

Nga Artan Lame

NOUS SOMMES SCANDERBEG

Ndërsa bëra sot paradite një status për çështjen e raportit tashmë të përvitshëm Bajram – Skënderbe, me kalimin e orëve fillova të kuptoj një fenomen që sa vjen e rëndohet.

Dikush e ka nisur që vjet me këtë temë, duke shkruar se Skënderbeut ju ulën në gjunjë turqit e rinj, dikush më shkruante mua duke më thënë “ai heroi yt” (dhe këtu kuptohet edhe qëndrimi i tij ndaj Gjergjit të shkretë; një tjetër që nuk i sheh dot me sy islamikët, propozon që të ndalohet emri Skënderbej dhe të thuhet vetëm Gjergj Kastritoti, duke harruar që vetë Gjergji e quante veten Skënderbe; një tjetër nëpër forumet disi të pozicionuara shkruante se edhe një hap na ka mbetur për ta hequr kaurrin; një tjetër (Mero më duket) propozonte që Bashkia të bëjë një rregullore për aktivitetet që lejohen në shesh, duke harruar se kjo rregullore do ngjante më shumë me Dekretin gishtfshehës të Ramizit më 1991 për të mbrojtur monumentet dhe me të cilin halli ishte vetëm te ato të Enverit; një jetër mallkonte by… e ngritura përpjetë; ndërsa një tjetër i lumturohej me ekstazë sheshit të mbushur plot e përplotë.

Fundi i muhabetit, ka një tendencë të frikshme që po nis ta transferojë Skënderbeun nga një simbol nacionalist në një simbol fetar. Dhe meqë si nacion jemi një dhe kështu Skënderbeu na bashkon, si fe jemi katër dhe këtu Skënderbeu bëhet sebep sherri.

Rilindasit (ata të para një shekulli e ca) e dinin mirë se me ç’milet kishin të bënin. Kur ja ofruan Skënderin miletit arnaut u kujdesën bukur fort dhe me një sukses të admirueshëm t’ia fshihnin fenë. Ndër qindra imazhe, piktura, kartolina, medalione, grafika, posterë e pamflete patriotike të kohës, nuk gjen asnjë element fetar tek pamja e heroit.

Për të kuptuar diferencën, mjafton të shikoni imazhin e e kujtdo heroi nacionalist të kohës ndër kombet e tjera që po zgjoheshin lart e poshtë dhe që ishin të mbrujtur me elemente fetare të krishtera apo islame sipas rastit.

Zogu dhe Enveri më pas, e perceptuan mjaft qartë këtë mesazh dhe vijuan së njëjtës udhë. Megjithëse disi i mitizuar dhe klishe, Skënderbeu mbeti një figurë bashkimi afetare, bashkë me gjithë klishetë e tjera me të cilat jemi mbrujtur se luftoi për lirinë e vendit, se bashkoi popullin, e plot mite nacional-rilindase por pozitiviste.

Aq ishim të sigurtë në këtë perceptim, saqë askush nuk e vuri në dyshim se pas vitit 1990 mund të ndodhte ndonjë gjë që të cënonte figurën dhe funksionin bashkues identifikues të Kastriotit të Madh.

Mirëpo tani në distancë çerek’shekullore, duhet të pranojmë të gjithë (të paktën ata që ndjejnë përgjegjësi publike dhe morale) që diçka shkoi keq. Tashmë për fat të keq, Skënderbeu ka filluar të perceptohet edhe si figurë me një ngarkesë religjoze të caktuar. Dhe jo rastësisht që, gati të gjithë ata që e shohin pa qef janë muhamedanë, ndërsa ata që e kanë inatin me Islamin e sotëm radikal e shohin si hero të tyrin Gjergjin.

Dikush ngrihet të thojë se ai s’është heroi im sepse ka vrarë myslymanë (dhe meqë ra llafi dhe për t’i qetësuar të këtillët, Gjergji nuk ka vrarë vetëm myslymanë, por edhe të krishterë e katolikë pa hesap, sa here puna ja desh këtë punë). Ndërsa në krahun tjetër, s’ka ca vite që një prift zellant katolik deshi të bënte një meshë te vendvarrimi i Heroit në Lezhë.

Miq, të njohur e të panjohur, kam frikë se po hyjmë në një udhë pa krye dhe shejtani në mos ka dalë është duke dalë nga shishja. Dhe asnjë shejtan nuk është rikthyer në shishe vetë, por duke u përballur me të.

I kthehem edhe nje herë propozimit qëllim’mirë që, përmes një rregulloreje të Bashkisë të ndalohen aktivitetet fetare në shesh. Edhe bufi do e kuptonte që kjo do ishte thjesht për të penguar myslymanët të falin namazin në atë shesh dhe këtu s’besoj se Bashkia apo Qeveria do përdorte policinë për t’i ndaluar ta bënin këtë. Apo jo…

Përveçse që del edhe një problem allogjik, pasi që kur është zënë qytetëria, sheshet janë shpikur pikërisht për të mbledhur njerëzinë, ndërsa ne do bënim një rregullore pët t’i ndaluar të mblidhen (!). I vetmi që ja doli kësaj pune ishte Lul Basha që, duke na lënë fare pa shesh, bëri të pamundur edhe faljen. Po s’besoj se ka ndonjë të dytë që mendon se e kishte mirë atë zgjidhje.

Jetojmë në një kohë kur ringjallja e ekstremizmave fetare po flak si fletë letre demokracinë nga shumë vende. Dekadat e fundit po tregojnë se përtej mitit të shqiptarëve tolerantë, po rritet mbrenda nesh intoleranca fetare.

Gjergji ynë nuk mund të rrijë sërish rehat dhe i ka pjellë prapë punë me ne. Ose do ja dalim ta mbajmë si figurë mbifetare dhe, si i tillë do na ndihmojë sërish siç e ka bërë bujarisht sa e sa herë në histori, që të mbetemi bashkë veç si shqiptarë, ose do vazhdojmë që fetarizmat tona t’ia përcjellim edhe atij, e në këtë pikë ai do kthehet në simbol përçarjeje, i uruar nga një palë e i mallkuar nga pala tjetër.
S’ka ca ditë që Qeveria e deklaroi Vitin 2018 si “Vitin Skënderbejan”.

Përtej politikës me Rilindje apo me Republikë të Re, ky është një shans që, në botën nëpër të cilën po fryjnë erërat e fanatizmave, çdo njeri që ka në dorë diç, duhet të bëjë të vetën që ta kthejmë sërisht Skënderbenë në një simbol bashkimi kombëtar dhe t’ia harrojmë mes vedit që ai kishte edhe një besim fetar. Besimi që kishte, atë do ta ketë çuar në Parajsë a Xhenet, punë e tij kjo, por ne të tjerëve 5 shekuj e gjysmë më pas, na duhet t’i bëjmë derman këtij vendi.

Noli shkruan në kujtimet e veta që babai Stilian i thoshte në vegjëli se, sa herë që të mbetesh ngushtë në jetë, pyete veten çdo kishte bërë Skënderbeu në këtë situatë. Le ta ndjejmë të gjithë nga pak veten Skënderbe dhe do ta shohim se ka ende shpresë të mbetemi thjesht shqiptarë e të themi “Nous sommes Scanderbeg”.
A.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne