‘Turp Sauditëve’: 62 grupe të të drejtave të njeriut kërkojnë hetim nga OKB për luftën e Jemenit

Më shumë se pesë duzina të grupeve të të drejtave të njeriut u kërkuan përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara një hetim të pavarur për krizën humanitare më të keqe dhe ndoshta më të nënvlerësuar në botë: konfliktin e përgjakshëm në Jemen dhe pasojat e shëndetit publik të ketij vendi.

Amnesty International, Human Rights Watch dhe 60 vëzhgues të tjerë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota nënshkruan një letër në këshillin e OKB-së për rinovimin e thirrjeve për të hetuar shkeljet e pretenduara të ligjit ndërkombëtar në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Saudia lufton rebelët Huthi që prej vitit 2015. Sauditët pohojnë se Huthët marrin mbështetje të konsiderueshme nga rivalët e tyre iranianë. Daesh gjithashtu ka një prani në kombin e shkatërruar nga lufta përmes një grupi të quajtur ISIL-YP.

Ushtria amerikane ka mbështetur avionët luftarakë të Saudisë duke i furnizuar ato me karburant në mes të ajrit kur ata kryejnë bombardime mbi Jemen ndersa sulmet me dronët amerikanë kanë shënjestruar elementë terroristë në vend. Koalicioni i udhëhequr nga Saudia përfshin mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit, Kuvajtit, Jordanisë, Marokut, Egjiptit, Senegalit dhe Sudanit.

Ndërsa Pentagoni duke e konsideruar çështje të linjes së saj politike, nuk zbulon vendndodhjen se ku bombardojne dronët , gazeta the Long War Journal raporton se deri në 240 militantë të Al Kaidës në Gadishullin Arabik (AQAP) janë vrarë nga sulmet e tyre që nga viti 2002. Gjatë një periudhe dy ditore në mars 2017, pajisjet ajrore amerikane pa pilot dhe avionët konvencional kanë kryen më shumë se 30 sulme ajrore në Jemen, sipas raporteve të publikuara.

Hedhja dritë mbi shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në Jemen paraqet një hap në drejtimin e duhur, tha të mërkurën bashkëthemeluesja i CODEPINK, Madea Benjamin, për Radio Sputnik.
“Çdo gjë që mund të bëjmë për të sjellë vëmendjen ndaj situatës, çdo gjë që mund të bëjmë për të turpëruar sauditët për aktet e tyre të tmerrshme ku vrasin njerëz në bazë të normës ditore, gjithçka që mund të bejme që të turpërojmë Shtetet e Bashkuara për ndihmën qe u japin dhe hedhja dritë ndaj situates së gjithe atyre njerzve që po vuajnë në Jemen, është e mirë”, tha Benjamin.

Përveç fraksioneve ndërluftuese në vend, zia e bukes dhe shpërthimi i kolerës po e bëjnë mbijetesen për shumë jemenas të pasigurtë. Sipas të dhënave të reja të dates 24 gusht nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në Jemen janë raportuar rreth 540,000 raste të dyshuara të kolerës , duke çuar në të paktën 2,000 të vdekur. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë jemenase, ose rreth 17 milionë njerëz, klasifikohen se jetojnë në situatë “të pasigurtë ushqimore”, shton OCHA.

Rreth 27 për qind e fëmijëve të Jemenit nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak se këto objekte janë të okupuara nga grupe të armatosura ose kanë pësuar shumë dëmtime që lidhen me konfliktin, tregojnë të dhënat e OKB-së, ndërkohë që 73 për qind e mësuesve u jane ndalur pagat që nga tetori 2016.

Gazetarët, Human Rights Watch (HRW) dhe grupe të tjera kanë zbuluar se forcat Salih-Huthi “arrestuan në mënyrë arbitrare” ose me forcë zhdukën 65 vetë, duke përfshirë edhe një fëmijë. Qeveria pro-jemenase dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetën forcat e sigurimit, ndërkohë ata ndaluan shume njerëz dhe në qindra raste i zhdukën, raportoi HRW në muajin maj.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe forcat e sigurisë të Jemenit te mbeshtetura nga ShBA drejtojnë 18 burgje klandestine ku mijëra të dyshuar si xhihadistë janë torturuar ose janë zhdukur, sipas një hetimi të Associated Press./ Gazeta Impakt

burimi: sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne