Fetva mbi ndalimin e faljes perpara idhullit katolik te Skenderbeut

FALJA E NAMAZIT NE VENDE KU KA BUSTE OSE PIKTURA.

Nga Imam Armand Ali

Eshte pyetur shejhu Muhamed Salih El Munexhid: Kush eshte urtesia e ndaleses qe muslimani te falet ne nje dhome ne te cilen ka skulptura ose foto te varura ne mure si pershembull kurora e krishtlindjeve ose te tjera te ngjashme? Ai eshte pergjigjur:

– Se pari: Kane rene dakort dijetaret per ndalimin e namazit ne nje vend ku ka foto ose skulptura te gjerave me shpirt (njerez, kafshe ose shpend). Madje nje pjese e tyre e konsiderojne harram nje veprim te tille ndersa shumica e tyre e konsiderojne te urryer.
Imam Neueui (Allahu e meshirofte) ka thene: “Sa i perket rrobës ne te cilen ka figura, kryq ose dicka qe shpeqendron vemendjen, eshte e urryer qe te falesh duke e veshur ate, ne drejtim te saj ose permbi të.” Libri El Mexhmuë velimi 3 faqe 185.

Ka thene shejhul Islam Ibn Tejmie (Allahu e meshirofte): “Ajo qe eshte transmetuar e sakte nga Umer ibn Khattabi e te tjere veç tij (prej sahabeve) qe ka ardhur edhe nga tekstet e Ahmedit e te tjereve se: Nese ne to – ne kisha – ka foto ose statuja, nuk lejohet qe (muslimani) te falet ne to sepse engjejt nuk futen ne ate shtepi (ose ambjent) ne te cilën ka piktura ose skulptura dhe sepse profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem nuk u fut ne Qabe derisa u largua gjithcka prej pikturave dhe skulpturave qe ishin brenda saj. Ndersa Umeri RadijAllahu anhu ka thene: Ne nuk futeshim ne kishat e tyre nese ne to kishte piktura ose skulptura.” Mexhmuul Fetaua vellimi 22 faqe 162.

Ka thene Buhuti (Allahu e meshirofte) i medh’hebit hanbeli: “Eshte e urryer qe te falet ne drejtim te nje skulpture . . Sepse perngjason me sexhden qe qafiret ju bejne atyre (skulpturave)” ndersa ne librin El Fusul: “Eshte e urryer qe te falet ne drejtimin e nje muri ku ka vizatime ose skulptura sepse ka ngjasim me adhurimin e skulpturave dhe busteve.” Kesh-shaf El Kinaa vellimi 1 faqe 370.

Kane thene dijetaret e Komitetit te Perhershem te Fetvase: “Namazi ne ate vend ne te cilin ka vizatime ose skulptura perpara atyre qe falen, ne kete veprim ka perngjasim me adhuruesit e idhujve. Kane ardhur argumente te shumta qe ndalojne nga perngjasimi me armiqte e Allahu dhe qe urdherojne per kundershtimin dhe ndryshimin prej tyre. Duhet ditur gjithashtu se nuk lejohet varja ne murr e figurave te gjërave me shpirt madje ky veprim eshte prej shkaqeve qe çojne ne teprim dhe idhujtari e sidomos nese jane figura te personave qe madherohen (nga njerezit).” AbdulAzijz ibn Baz, Abdurrazak Afijfi, Abdullah ibn Gudejan, Abdullah ibn Kuud. Fetvate e Komitetit te Perhershem vellimi 6 faqe 250-251.
Ndersa fukahat e vonshem prej hanefive dhe shafiive ndryshe nga hanbelitë jane treguar me te ashper dhe e kane ndaluar rreptesisht faljen e namazit ne nje vend ku ka vizatime ose gdhendje edhe nese jane pas atij qe falet ose te hedhura për tokë saqë ai nuk i shikon.

Ka thene Esh-Shubramilsi i medh’hebit shafii: “Eshte e urryer qe te falet duke veshur nje rrobe qe ka vizatime, ose te falet mbi të . . edhe nese eshte i verbër, ose është errësirë, ose vizatimi ndodhet pas shpines se tij, ose eshte hedhur për tokë dhe nuk duket kur ai falet, e jo më nëse ka ndonje figure te ndaluar.” Hashijetu Nihajetul Muhtaxh vellimi 2 faqe 14.

– Se dyti: Nga ato qe permendem mund ta permbledhim urtesinë qe qendron ne ndalimin e besimtarit qe te falet ne nje vend ku ka figura ose skulptura ne tre pika:

1 – Engjejt nuk hyjne ne ate shtepi ku ka figura. Nga Ebu Talha radijAllahu anhu transmetohet se pejgamberi sal lAllahu alejhi ue sel lem ka thene: “Nuk hyjne engjejt ne ate shtepi ku (brenda saj) ka qen ose figura skulpturash.” Buhariu 3225 ndersa te Muslimi 2106 “. . . ose skulptura.”
Ai i cili falet, i lutet Allahut dhe i kerkon qe ti zbresi meshiren dhe shtimin e miresive, si mund tja kerkoje keto Atij duke qenë ne nje vend ku nuk futen engjejt e meshires?

2 – Largimi nga perngjasimi me adhuruesit e idhujve prej idhujtareve (te ndryshem) madje edhe te vete te krishtereve te cilet i kane mbushur kishat e tyre me vizatimet dhe skulpturat e Isait dhe Merjemes alejhimas selam, te cilat jane shpifje dhe genjeshter. Si dhe largimi nga perngjasimi me jomuslimanët ne rregullat e rendesishme per te cilat ka ardhur sheriati (islam) ne menyre qe muslimani te ruaje identitetin e tij nga shkrirja dhe copetimi ne menyre qe ai (identiteti) te mbetet i shndëritshëm dhe te perhapi drite mes popujve te tjere.

Aishja radijAllahu anha transmeton se Umu Habijbe dhe Umu Seleme radijAllahu anhuma i permenden pejgamberit sal lAllahu alejhi ue sel lem nje kishë qe kishin parë ne Abisini, brenda se ciles kishte figura te te Derguarit te Allahut (Isait) alejhis selam. Dhe pejgamberi sal lAllahu alejhi ue sel lem tha: “Ata, kur ju vdiste ndonje njeri i mire (i devotshem), mbi varrin e tij ndertonin faltore dhe brenda saj vendosnin ato figura (piktura ose skulptura). Te tillet do te jene krijesat me te keqija tek Allahu Diten e Kijametit.” Transmetoi Buhariu 427 dhe Muslimi 528.

3 – Largimi nga ato qe i terheqin vemendjen dhe e shperqendrojne ate qe falet. Figurat nese ndodhen perpara atij qe falet mund tja largojne perqendrimin dhe ta bejne mendjen e tij qe te shëtisi ne vende te ndryshme. Ndersa muslimani perpiqet ne maksimum qe te perqendrohet me frikerespekt e te veçohet me Allahun e Lartesuar gjate namazit te tij.
Thote Enesi radijAllahu anhu: Aishja radijAllahu anha kishte mbuluar nje anë te shtepise se saj me nje perde. Pejgamberi sal lAllahu alejhi ue sel lem i tha: “Na e largo kete perden tende sepse vazhdojne figurat e saj te me paraqiten (ne mendje) gjate namazit tim.” Transmetoi Buhariu ne Sahihun e tij me numer 374 tek tema Urrejtja e faljes se namazit ku ka figura.
Mbarroi fetvaja e shejhut. Fjalet ne kllapa jane sqarim nga ana ime.

Lejimin e faljes se namazit ne sheshe ku ka buste dhe skulptura mundet qe dikush prej muslimaneve ta argumentoje duke thene se Profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem është falur tërë periudhën mekase në Qabe, në Shtëpinë e Zotit, i rrethuar nga idhujt. Ky eshte argumentim shume i dobet nga ana fetare pasi ai nuk falej ne ndonje shesh cfaredo por falej ne Shtepine e Shenjte te ndertuar nga Ibrahimi dhe Ismaili alejhimas selam por te cilen perkohesisht idhujtaret e Mekes e kishin rrethuar nga jashte e mbushur nga brenda me idhuj te ndryshem. Ndersa sheshi Skender Bej nuk ka asnje lloj ngjasimi me Qaben dhe mund te zevendesohet me sheshe te ndryshme qe ne Tirane ekzistojne me bollëk.

Mund te thone se: Ai asnjëherë nuk i ofendoi idhujt e popullit të tij, nuk e fyeu popullin e tij për idhujt e tyre. Po kjo eshte e vertete. Madje Allahu i lartesuar na ka urdheruar qe “Mos i ofendoni ato (idhujt) qe ata u luten perveç Allahut e ata pastaj te ofendojne Allahun armiqesisht nga padituria.” Ajeti 108 El En’am. Askush nuk e ka ofenduar Skender Beun e as ata qe e adhurojne ose e konsiderojne ate si hero. Por kjo nuk do te thote qe besimtaret muslimane duhet ta duan patjeter dhe ta nderojne ate si hero. Krishterimi ka heronjte e tij ndersa Islami ka heronjte e tij.

Mund te thone se profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem asnjëherë nuk është përpjekur t’i mbulojë ato gjatë namazeve të kryera në Qabe. Edhe ketu kane te drejte por askush prej muslimaneve nuk e mbuloi bustin e Skender Beut e as nuk i ka shkuar ndonjehere ndermend dikujt as prej gylenisteve te KMSH dhe askujt tjeter vec tyre.
Prandaj kujdes. Askujt prej muslimaneve nuk i lejohet fetarisht qe direkt apo indirekt te dali e te beje propagande e cila e çon ujin ne baçen e ekstremisteve katolik shqiptare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne