Artistët kërkojnë zhvendosjen e “Eurovizion” nga Izraeli që shkel të drejtat e njeriut

Dame Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë në mesin e 50 artistëve, të cilët kanë bërë thirrje që Festivali Europian “Eurovizion” të mos zhvillohet në Izrael.

Duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut, ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku i kërkojnë BBC-së që ta iniciojë zhvendosjen e garës në një vend tjetër. “”Eurovision”, edhe pse ka karakter argëtues, nuk është i përjashtuar nga konsiderata që duhet pasur për të drejtat e njeriut”, kanë shkruar ata.

Në përgjigjen e kthyer nga gjiganti televiziv shkruhej se nuk është e përshtatshme që të përdoret BBC për qëllime politike.

Gara vjetore e muzikës do të zhvillohet në muajin maj në Tel-Aviv, pasi më 2018-n fituese ishte këngëtarja izraelite Netta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne