Rajoni Shqiperia

Të shkosh në Prishtinë vetëm për një foto në Facebook dhe të frigohesh nga vikama e Isa Boletinit!

Kryeministri Rama ka udhëtuar mbrëmë për në Prishtinë, ku e priste inagurimi i hyrjes në shtëpinë e re, i Presidentit Hashim Thaçi. Një shtëpi e bukur tani në prag të marrëveshjes mes Thaçit dhe Vuçiç për të dhënë ca toka shqiptare, serbëve.

Natyrisht që kur hyn në shtëpi të re nuk mund të mungojnë drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ishin kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dy zv.ministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. E nuk mund të mungonte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndërsa Ilir Meta udhëtonte në atë moment drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në “Mëngjezin e Lutjeve” te Presidenti Trump.

Burime nga darka, me raki e verë, tregojnë se liderët kanë ardhur në qejf nga mesnata, ku edhe kanë bërë një foto duke qeshur e me kengë në gojë e majakrahut.

Sot në pikë të mëngjezit Edi Rama ka postuar foton e çastit të rakisë, duke bërë shënimin se “po flasim për Kosovën”.

Ndërkohë kosovarët tregojnë se mbrëmë është dëgjuar vikama e madhe e shpirtit të Isa Boletinit, heroit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, që dilte nga dheu: Mos ma shisni Kullën e Boletinëve te serbi!

Pjesë e pazarit me serbët për marrëveshje është dhe Kulla e Boletinëve, e cila ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilën Vuçiç dhe Thaçi e kanë vijëzuar që do ti kalojë Sërbisë.

“Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare. Luftëtarët e tij nuk urrenin popujt e tjerë, thjesht, ata dëshironin lirinë për popullin e vet”- ka shkruar Edit Durham në vitin 1912.

E tani, po ia japin sërbve si kullë e si kujtim!

OPINIONE