Shqiperia

Artistët për shkronjat e Teatrit: Do t’i rivendosim me çdo kusht, ishte dora e Erion Veliajt

Regjisori i njohur, Edmond Budina dhe aktivisti, Martin Gjonaj ishin të ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku flolën për heqjen e gërmave në godinën e Teatrit Kombëtar si dhe padinë penale që kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme në Prokurori.

Budina tha se vënia dorë mbi godinën e Teatrit është e paligjshme dhe e paprecedentë, duke paralajmëruar se gërmat do të rivendosen nga qytetarët më çdo kusht dhe ka argumentuar se, ai që heq gërmat e Teatrit në fshehtësi tregon se ka shumë gjëra të tjera për të fshehur.

“Ne shkuam në Prokurori duke dhënë mendimin tonë me aq sa mund të jepnin sepse aty nuk kishte njeri. Nuk ka më qytetar të fjetur me atë që ndodh me ato që ju përkasin. Ne do ti rivendosim ato gërma, sepse përderisa kanë bërë një shkelje ligjore për ti hequr ato, ne nuk mund ta pranojmë këtë, ato gërma do të vihen dhe do të vihen nga vetë qytetarët.

Është një akt gresiv, i pabesë dhe i paligjshëm. Fakti që ata e bëjnë këtë gjë fshehurazi, kjo tregon se ata kanë shumë për të fshehur dhe për këtë do të përballen me revoltën e qytetarëve të Tiranës”.

Duke folur për skandalin e heqjes së germave në godinën e Teatrit kombëtar, ktivisti Martin Gjonaj, tha se “kjo është vepër e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj”./ faxnews

OPINIONE