Erdogan: Zhvendosja armene nuk është gjenocid, por një ngjarje e dhimbshme

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se zhvendosja armene nuk është as gjenocid as fatkeqësi e madhe.

Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan në fjalën e tij të bërë gjatë Mbledhjes së 28-të Konsultative dhe të Vlerësimit të partisë së tij të mbajtur në Këzëllxhahamam (Kızılcahamam) të Ankarasë, ka thënë që zhvendosja armene është një ngjarje e dhimbshme e përjetuar në rrethana shumë të trazuara gjatë Luftërave të Ballkanit.

“Sikur këto pretendime kundër nesh do të ishin të vërteta, sot në të gjithë Evropën, ShBA, Afrikën e Veriut, Kaukaz nuk do të jetonin miliona armenë”, bëri të ditur Erdoan.

Duke thënë se godinat e parlamenteve nuk janë vende për t’i diskutuar këto çështje, por arkivat, ai tha se ata që duhet të bëjnë këtë janë shkencëtarët.

“Arkivat tona në lidhje me çështjen e armenëve janë të hapura për të gjithë. Ne i ftuam, por askush nuk erdhi, sepse dinë se çfarë ndodhet në këto arkiva. Ato janë të hapura për të gjithë ata që kanë për qëllim për të mësuar të vërtetat rreth këtyre pretendimeve, prandaj përveç këtyre ne hedhim poshtë çdo mesazh tjetër. Zhvendosja armene nuk është as gjenocid as fatkeqësi e madhe, por është një ngjarje e dhimbshme e përjetuar në rrethana shumë të trazuara gjatë Luftërave të Ballkanit. Presidenti i Francës fillimisht duhet t’i mësojë këto gjëra. Nuk do të shpëtosh duke dhënë këtë mesazh vetëm se në vendin tënd jetojnë 700 mijë armenë”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia, Erdoan tha se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një dallim serioz në opinione, ndërsa vijoi me këto fjalë: ”Për ne më e rëndësishme është e ardhmja e vendit pa marrë parasysh se kush çfarë thotë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tharë moçalin e terrorit në Siri dhe do të vazhdojmë të forcojmë sigurinë me sisteme S-400 dhe me sisteme të ngjashme”.

Ndërsa në lidhje me Lartësirat e Golanit, ai tha se ato nuk i takojnë Izraelit, por Sirisë.

“Izraeli me pushtime që bënë prej vitit 1947 e këtej, është një strukturim pushtues, i cili fuqinë e merr nga ShBA-ja, dhe me këtë fuqi ata vazhdojnë me pushtime”, u shpreh Erdoan.

Kreu i shtetit turk në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian tha se Ankaraja ka plotësuar të gjitha kriteret, ndërsa shtoi se BE-ja me qëllim për të mbuluar politikat dhe qëndrimet joparimore ndjek një politikë të fajësimit të Turqisë.

“Pala që do të hedh e para hapin në drejtim të zhvillimit ose të dhënies fund të marrëdhënieve dypalëshe është Bashkimi Evropian. Nëse nuk ju pëlqen Turqia le të përfundojmë këtë çështje”, përfundoi Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne