Artistët peticion për rindërtimin e Teatrit siç ishte, hidhen firmat e para

Artistët kanë iniciuar një peticion për rindërtimin e Teatrit Kombëtar sipas asaj arkitekture që kishte. Firmat po mblidhen në protestën e sotme të aktivistëve në pedonalen “Murat Toptani”, pak metra larg vendit ku deri të dielën në mëngjes ngrihej godina e Teatrit Kombëtar. Qytetarët kanë shprehur interes për këtë peticion dhe nuk kanë hezituar ta firmosin. Mësohet se peticioni do të shpërndahet edhe në rrethe të tjera të vendit. Artistët zhvivllojnë sot me mbështetjen e PD dhe LSI protestën e dytë kombëtare kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta e të hënës u shoqërua pa incidente, ndërsa në podium u ngritën përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.

   

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne