Bota

Asad: Amerika pengesë e hyrjes së grupit hetimor në Khan Shejkhun

Presidenti i Sirisë ka thënë: Perëndimi dhe Amerika nga frika e zbulimit të gënjeshtrës së tyre në lidhje me rastin e sulmit kimik në Khan Shejkhun, po pengojnë hyrjen e ekipit hetimor ndërkombëtar për të hetuar këtë rast.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Bashar Asad, në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti, duke thënë se OKB deri më tani nuk i ka bërë asnjë kërkesë qeverisë siriane për dërgimin e delegacionit të ekspertëve, ka shtuar: Perëndimorët e dinë se nëse ky delegacion futet në Siri, do t’a zbulojnë se incidenti në Khan Shejkhun ishte gënjeshtër e madhe e SHBA. Në këtë incident të paktën 100 persona u vranë dhe mbi 400 të tjerë kanë pësuar lëndime. Fuqitë perëndimore kanë akuzuar qeverinë siriane dhe forcat ajrore ruse për këtë ngjarje me përmasa tragjike. Megjithatë, qeveria e Presidentit Asad dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, kanë deklaruar se armët kimike janë shpërndarë pas bombardimit të një baze ushtarake të terroristëve dhe se u përkisnin këtyre të fundit./ PT

OPINIONE

INTERVISTA