Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri tha në Asamble se PS do të fitojë zgjedhjet edhe e vetme në 18 qershor. Ai kërkoi ndjesë për ato që nuk janë bërë në këto 4 vite.
Tahri: Ndjesë për çdo punë që nuk kemi bërë, por kemi shumë punë për të bërë. Ndjesë nëse ka punë që i kemi bërë gabim, por sa më të mëdha janë pengesat aq më shumë duhet të bashkohemi. Ndjesë nëse ju ka dalë ndonjë drejtor që nuk ju ka shërbyer sic duhet. Ata drejtorin fodull e kemi motiv për tu bërë bashkë dhe për të fituar përsëri dhe atë zyrtarin ta cojmë përpara drejtësisë.
Ne kemi shumë për të humbur, nëse bën vetëm një hap pas. Përballe kemi të njëjtët njerëz që nga 1990 i rrinë mbi kokë këtij populli që shkatërrojnë të rinjtë që meritonin një Shqipëri moderne, përballë herë në SHQUP dhe herë në cadër kemi të njëjtët njerëz që ishin në pushtet dhe sot po mabjnë njëri tjetrin për tu fshehur nga drejtësia. Ata fusin kokën për tu mbrojtur nga drejtësia, ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ne kemi bërë zgjedhjen. Ne duam Shqipërinë më të denjë sesa nga ata që në politikë fshihen nga drejtësia. Ne jemi më shumë, më të fortë, ata mund të dukën më të fortë te kutia e televizorit, por ne jemi më të fortë këtu, në cdo lagje, ne jemi më të fortë që në 18 qershor do të vedoset fati i Shqipërisë.
Gjeagjeza e koalicionit behët për të hutuar shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se nuk ka koalicion më të rëndësishëm sesa koalicioni me qytetarët dhe aleanca jonë me shqiptarët dhe kjo është
Ne nuk duam koalicion sa për të mbledhur vota, por duam koalicion për të qeverisur qytetarët.
PS do të fitojë edhe vetëm do të fitojë, me të gjithë përballë PS do të fitojë. Në këto 75 ditë na mbetet vetëm një punë të torkasim në cdo derë. Ne në 18 qershor PS do të fitojë.
Gazeta Impakt