Asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për flamur!

nga Mero Baze.

Vrasja e të riut në Dropull do të ketë peshën e vetë mbi raportet shqiptaro-greke dhe të dy vendet do të paguajnë me këtë rast taksën e lirisë për pakicat ekstrmiste që ushqejnë brenda tyre dhe do të vënë në provë seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e raporteve mes dy vendeve.

Nga Greqia ka reagime të përziera, që fillojnë me maturinë e qeverisë për të sqaruar situatën dhe me ekstremizmin e “Agimit të Art” që do luftë.

Por ne duhet të jemi përgjegjës për reagimin shqiptar.

Egzaltimi I një mase të madhe njerëzish që RENEA e egzektuoi atë si grek, është një tepërim dhe nuk I përgjigjet së vërtetës. Ky egzaltim në rrjetet sociale, që gjen vend dhe në shtyp, është ushqimi më I mirë për histerinë e palës tjetër, atë të ekstremistëve grek, që në fakt thjesht duan të thonë se ai u vra si një hero grek.

Egzekutimi nga forcat RENEA I një personi të armatosur që ka hapur zjarr mbi policinë, është një akt rutinë I çdo policie në botë.

Versioni I ekstremistëve grek është se ai u vra se ngriti flamurin grek. Në fakt asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për një flamur grek që valvit dhe nuk është vrarë kurrë, edhe pse e kanë bërë këtë rregulisht. Shqipëria është vend I lirë edhe për grekët që duan të tundin flamurin e atdheut të tyre dhe për të tjerë. Kanë ngrit serb flamurin në mes të Tiranës dhe nuk është shqetësuar njeri. Dhe në këtë rast sot , askush nuk është shqetësuar pse ëshët ngritur flamuri në Bularat.

28 tetori është një ditë e shënuar në historinë greke, dhe ata nderojnë të rënët e tyre në luftën italo greke, që janë vrarë në tokën shqiptare. Policia shqipare ndërhyri sot, me brutalitet ndaj nacionalistëve shqiptarë në Grykë të Këlcyrës, që donin të protestonin duke I arrestuar ata.

Detyra e policisë është të siguroj rendin dhe qetësinë, në një ditë përkujtimore si kjo e sotmja për popullin grek. Ajo ditë nuk e fyen kombin shqiptar, edhe pse ka lidhje me territorin tonë.

Ndaj në këtë pike, shteti shqipta ka reaguar me maturi dhe seriozitetin që i takon. Ai nuk I ka hap rrugë nacionalistëve shqiptarë të prishin një ceremoni përkujtimore të grekëve në Këlcyrë dhe as ka cenuar ceremoninë e organizuar në Bularat.

Episodi I përgjakshëm ndaj një të riu që e kishte ndarë mendjen të sulmonte policinë me armë qysh në mëngjes, ëshët episod rutinë policie. Policia nuk e vrau atë si grek dhe kushdo nga shqiptarët që gëzohet për këtë në fakt bën ndoshta pa dahsje, lojën e ekstrdmistëve grek.

Asnjë grek nuk preket në Shqipëri pse do të duket dhe të ndjehet grek. Çdo njeri është I lirë të ndjehet ashtu siç dëshiron, edhe pse mund ta ketë problematika në origjinën e tij. Asnjë grek në Shqipëri nuk mund të cënohet në besimin e tij, në ndjenjat për Flamurin e shtetit amë, në ndjenjat për historinë dhe origjinën e Kombit grek. Dhe për fat, Shqipëria ja ka siguruar këtë liri cdo qytetari grek ose jo grek në territorin e vet. Ne kurrë s’kemi vrarë dikë dhe as duhet të na shkoj mendja ta vraism si grek. Si kriminel po. Ajo është punë e policisë dhe jo e shoqërisë.

Në SHqipëri gjenden eshtrat e rrett 15 mijë grekëve të rënë në luftën italo greke, të cilët më në fund kanë dy varreza simbolike në Bularat dhe Këlcyrë, me nga rreth 300 varre simbolike. Eshtrat e ushtarëve grek janë në malet e kodrat tona, nën hije lisash e bredhash dhe në humnera të panjohura për askënd. Ata janë kudo ku kanë luftuar, në oborret e shtëpive tona, në përrenjë, në stane dhe mullinj, kudo ku I çoi fati I zi I luftës. Ata ushtarë që luftuan për atdheun e tyre dhe jo për të pushtuar Shqipërinë.

Sot është dita kur Greqia nderon bijtë e saj, që si çdo vend, I lartëson ata që vriten për Atdheun. Viktima e sotme në Bularat e fyen kujtimin e tyre, pasi ai nuk u vra për flamurin grek, pasi flamurin grek nuk e rrezikon asgjë të valvitet edhe në tokën tonë, por desh të vriste policë në emër të flamurit grek.

Vetëm një marrëzi shqiptare, si kjo e sotme, që njerez anonimë gëzojnë që u vra një grek, e barazojnë atë në mënyrë të padrejtë, me heronjtë e Greqisë. Mos ja bëni këtë nder. Lereni siç është, si një viktimë e policisë që bën detyrën ndaj çdo kujt që i drejton armën asaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne