Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e anës së errët: Orban i referohet filmit Star Wars në lidhje me krizën e emigrantëve

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, me cfarë u pa edhe nga fjalimi e tij i fundit mbi krizën e emigrantëve në Evropë, i bëri thirrje hungarezëve që të ruheshin nga fuqia e Sithit. Ai gjithashtu shpalli Evropën Lindore dhe Qëndrore si zonën e fundit “pa emigrantë”.

“Ne kurrë nuk duhet të nënvleftësojmë fuqinë e anës së errët”, tha kryeministri, duke iu referuar filmit Star Wars, ne lidhje me komplotin e atyre që qëndronin pas “pushtimit të emigrantëve”, duke shtuar se ata “nuk kanë strukturë të fortë, por rrjete të gjera”.

BE dhe disa nga shtetet e saj kryesore anëtare janë “marrë peng” nga një “perandori financiare spekulative” nëpërmjet një “pushtimi të emigrantëve të rinj” të orkestruar, tha Orban në Budapest të hënën, duke shtuar se kjo “fuqi financiare” misterioze ishte prapa “migrimit të madh të popujve” ku “miliona emigrantë” përmbytën Europën.

“Ky plan u zhvillua për ta bërë Evropën një kontinent të përzier [multikulturor]”, tha kryeministri në një ngjarje që përkujton përvjetorin e kryengritjes antisovjetike të vitit 1956 në Hungari, duke shtuar se “vetëm ne arritëm ti qëndronim kundër”, me sa duket iu referua qeverive të Hungarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, të cilat kanë marrë një qëndrim anti-emigrant të vendosur dhe refuzuan të pranojnë kuotat e refugjatëve të imponuara nga Brukseli.

Orban atëherë shpalli Europën Qendrore dhe Lindore zonën e fundit të kontinentit “pa emigrantë”. Lideri hungarez shpreson se duke vepruar së bashku, Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia potencialisht mund të ndalonin imigrimin masiv.

Ai vazhdoi duke thënë se qëllimi përfundimtar i hyrjes masive të emigrantëve në Europë konsistonte në heqjen e identitetit të saj kombëtar dhe të krishterë. Kryeministri pastaj theksoi se Evropa duhet të mbetet “e sigurt, e drejtë, qytetare, e krishterë dhe e lirë” dhe duhet të rifitojë shkëlqimin që kishte përpara përqafimit të multikulturalizmit.

Vërejtjet e Orbanit në lidhje me “fuqinë financiare” pas emigracionit masiv me sa duket iu referuan miliarderit hungarez George Soros. Kryeministri hungarez tashmë ka akuzuar Sorosin se ka kërkuar të krijojë një “Evropë të re, të përzier me muslimanë”. Ai gjithashtu fajësoi në mënyrë të përsëritur manjatin e nxitjes së krizës së refugjatëve në Evropë, duke shtuar se “Brukseli është nën ndikimin e George Soros”.

Fjalët e Orbanit u përsëritën nga deputeti hungarez Andras Aradszki, i cili tha se “Soros dhe shokët e tij duan të shkatërrojnë pavarësinë dhe vlerat e shteteve” duke sjellë emigrantët në Europë. Më herët ketë muaj ai foli me tone të ashpra kundër miliarderit duke e quajtur atë “djall”.

Vërejtjet e fundit të Orbanit vijnë në një kohë që vendet e Evropës qendrore dhe lindore po zhvendosen në krahun e djathtë të politikës. Në Austri, dy parti anti-emigrantësh fituan vendet e para në zgjedhjet parlamentare, dhe pritet që tani të formojnë koalicionin qeverisës.

Vetëm një javë më vonë, zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke përfunduan në një fitore të një partie të drejtuar nga një miliarder lokal i quajtur “Çeku Donald Trump”, i cili njihet veçanërisht për kritikat e tij të ashpra mbi politikat e emigracionit të BE.

Hungaria së bashku me Poloninë dhe Sllovakinë është e angazhuar në një mosmarëveshje me BE-në mbi kuotat e pranimit të refugjatëve. Çështja daton nga vendimi i BE në vitin 2015 për të strehuar rreth 160,000 refugjatë nga Greqia dhe Italia për një periudhë prej dy vjetësh nga ku vetëm 27,700 prej të cilëve janë stabilizuar deri më tani.

Budapesti gjithashtu po përballet me presion mbi gardhin që shtrihet në një të katërtën e gjatësisë së kufijve të tij i projektuar për të ndaluar hyrjen e emigrantëve dhe azilkërkuesve në kulmin e krizës së refugjatëve. Pavarësisht kritikave të përsëritura nga shumë vende evropiane, Hungaria refuzon ta heqë atë dhe pretendon se ai ka ndihmuar në uljen e hyrjes së emigrantëve me 99.7 për qind që nga viti 2015. / Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne