Assad: Amerikanët gënjejnë vazhdimisht

Presidenti sirian Bashar al Assad theksoi se nuk ka luftë të brendshme në Siri sepse ushtria ka luftuar me ‘ushtarë me qera’ dhe me terroristë. Assad i cili theksoi se amerikanët gënjejnë vazhdimisht, shtoi se: “Pa respektimin e normave ndërkombëtare dhe pa institucionet efektive të Kombeve të Bashkuara, nuk mund të thoni se mund të parandaloni provokimet.”

Duke folur për televizionin rus NTV, Assad u shpreh kështu: “Nuk ka luftë të brendshme në vendin tonë, sepse lufta e brendshme bazohet në besime dhe në konflikte etnike, fetare dhe të tjera. Nuk ka një gjë të tillë në Siri. Ju mund të shkoni nga të doni, veçanërisht në rajonet nën kontrollin e qeverisë dhe atje mund të shihni se të gjitha shtresat e shoqërisë siriane jetojnë në paqe; kjo është një e vërtet.” Assad theksoi se ‘sirianët nuk hapin zjarrë me njëri-tjetrin, këtë gjë e bëjnë ushtarët e paguar dhe terroristët’.

‘ENDE NUK KAM VENDOSUR NËSE DUHET TË JEM PËRSËRI KANDIDAT NË VITIN 2021′

Nga ana tjetër, Assad tha se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë kandidat për presidentë për një mandat të ri në vitin 2021. Lideri sirian tha se “Këtu ekzistojnë 2 faktorë. I pari është dëshira ime dhe ky është i lidhur me faktorin e dytë, d.m.th. me vullnetin e popullit sirian”, dhe vazhdoi kështu: “Ne kemi edhe tre vjet përpara. Deri atëherë, deri në vitin 2021, a do të jetë populli sirian i gatshëm të pranojë të njejtin person, të njejtin president të shtetit? Nëse ata janë të gatshëm, mendoj kështu, por tani është ende herët, kemi edhe 3 vjet përpara.”

‘FALË PERËNDIMIT, ISIS DHE EL NUSRA DO TË DUAN TË RIVENDOSIN KALIFATIN’

Sipas Assadit, falë mbështetjes së vendeve perëndimore, militantët e ISIS-it dhe të Fateh al-Shamit (Frontit al Nusra) do të kthehen përsëri për të krijuar kalifatin: “Ata do të kthehen prap sepse fuqitë perëndimore do t’i përdorin ata nën emra të ndryshëm përsëri dhe përsëri.”

Assad deklaroi se militantët kanë qenë në Afganistanë para 30 vjetëve dhe presidenti i atëhershëm amerikanë, Ronald Reagan i quante ata ‘luftëtarë të shenjtë’, e jo terroristë, dhe shtoi se: “Tani ata i quajnë ‘terroristë’, por po i përdorin në të njëjtën kohë. Ndoshta pas 10 vjetësh do t’i përdorin ata në ndonjë vend tjetër, me ndonjë emër tjetër; është vetëm ndryshim i markës. Një mjet i Perëndimit.”

‘NUK ËSHTË E MUNDUR TË PARANDALOHEN PROVOKIMET PËR ARMËT KIMIKE NË SIRI’

Assad tha se nuk është e mundur të parandalohen provokimet lidhur me provokimet për përdorimin e armëve kimike në vend. Assad tha se provokimet e tilla bëhen nga vendet dhe mediat perëndimore, duke shtuar se: “Këto provokime nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kjo është vetëm një imagjinat e tyre dhe fryt i imagjinatës së mediave të tyre, është diçka e bërë nga mediat e tyre dhe pastaj e përhapur në botë përmes internetit dhe mediave të tjera. Për këtë arsye nuk është e mundur që provokimet të parandalohen.”

Assad u shpreh se: “Amerikanët gënjejnë vazhdimisht dhe sulmojnë menjëherë. Pa respektimin e normave ndërkombëtare dhe pa institucionet efektive të Kombeve të Bashkuara (OKB), nuk mund të thoni se mund të parandaloni provokimet.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne