Kadetët ushtarakë kanadezë akuzohen për përdhosjen e Kur’anit

Katër kadetë nga Kolexhi Ushtarak Mbretëror në Saint-Jean, në provincën Quebec të Kanadasë, janë akuzuar për përdhosjen e Kur’anit me proshutë dhe lëngje trupore gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve.

Incidenti i supozuar thuhet të ketë ndodhur gjatë një tubimi kryesisht me studentët e vitit të parë nga kolexhi ushtarak, i cili thuhet se regjistroi aktet në video.

Lt.-Gen. Charles Lamarre, shefi i personelit ushtarak, thotë se studentët e tjerë në kolexh raportuan incidentin tek komandantët e tyre pasi u shfaqën videot.

Një hetim i nisur më pas nga komandanti i kolexhit gjeti arsye për të besuar se katër kadet thyen rregullat e ushtrisë, por dy prej tyre kanë apeluar.

Lt.-Gen. Charles Lamarre, shefi i personelit ushtarak thotë se zyra e tij aktualisht po shqyrton rastin, duke shtuar se përdhosja e ndonjë simboli fetar nga një anëtar i forcave kanadeze nuk do të tolerohet.

Shkatërrimi i kopjeve të Kur’anit konsiderohet blasfemues nga muslimanët dhe ka ngjallur protesta në mbarë botën gjatë viteve të fundit.

Burimi : The Canadian/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne