Bota

Assad: Nuk përjashtohet kërkesa për mbështetje tokësore nga Rusia

Presidenti sirian, Bashar al – Assad ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se ndërhyrja me trupa tokësore nga Rusia në Siri nuk përjashtohet.

“Ndoshta në të ardhmen, nëse armiqtë tanë dhe mbështetësit e tyre, terroristët e tyre, ushtarët që bëjnë punën e tyre, e ndryshojnë strategjinë dhe sjellin më shumë terroristë nga bota…mund të na nevojitet mbështetje tokësore nga Rusia. Nuk mendoj se tani ka nevojë për trupa tokësore”, tha presidenti sirian.

Ky është sinjali i parë serioz që njofton për përfshirje në shkallë më të gjerë të Rusisë në një pikë nga ku duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë. Aktualisht Rusia ka vendosur në Siri sistemt S 300 dhe S 400 që e bëjnë praktikisht të pacenueshëm nga ajri Assad duke diktuar shumëçka edhe në terren. Por goditja e fundit nga SHBA me pretendimin e përdorimit të armëve kimike në Idlib, ndërkohë që vetë Assad pretendon se pamjet kanë qenë lajme të rreme, dha prova se SHBA nuk ka ndërmend të lërë me kaq çështjen e Assad dhe të Sirisë për të cilën sheh si zgjidhje ndarjen.

Burimi: sputniknews.com/ respublica

OPINIONE

INTERVISTA