Assange: CIA është agjencia më rrezikshmërisht e paaftë në botë e spiunazhit

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, e ka përshkruar CIA-n si “rrezikshmërisht të paaftë”, në përgjigje të kësaj të fundit që e ka quajtur atë një “mik të terroristëve”. Lufta e fjalëve filloi pasi RT i kërkoi CIA-s të komentonte mbi raportet e shfrytëzimeve të saj të piraterisë.

“Diktatorët dhe terroristët nuk kanë mik më të mirë në botë se Julian Assange, pasi privatësia e vetme që ai mbron është ajo e tyre,” tha zëdhënësi i CIA-s, Heather Fritz Horniak në një email për RT.

Përgjigjja e ashpër erdhi pasi RT i kërkoi CIA-s të komentonte mbi vlerësimin e ish-analistit të agjensisë, Ray McGovern. Ai sugjeroi se aftësia për të falsifikuar shenjat dixhitale të gishtave, të ekspozuara nga WikiLeaks si pjesë e zbulimit të vazhdueshëm Vault 7, hedh dyshime mbi akuzat kundër Rusisë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

“A mund të ndodhë që ‘pirateria ruse’ të jetë bërë në të vërtetë nga John Brennan i CIA-s? Nëse do më kërkohej të betohesha për këtë, atëherë unë do të betohesha se ky ishte pikërisht rasti”, tha McGovern për RT.

“Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që këto akuza të ngritura kundër Trampit janë të pabaza,” shtoi McGovern.

Pasardhësi i Brennan si drejtor i CIA-s, Mike Pompeo, shkaktoi debat në prill kur ai sugjeroi që ËikiLeaks, të cilin ai e përshkroi si “një shërbim jo-shtetëror armiqësor”, mund të ndiqej për publikimin e dokumenteve konfidenciale të SHBA-së. Ai gjithashtu sulmoi Assange dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i quajtur ata “demonë”.

Kritikët thanë se Pompeo po vendoste një precedent të rrezikshëm, i cili ekspozonte çdo media që raporton mbi rrjedhjet ose llogaritë e informatorëve.

Kur u pyet për koment, Assange përsëriti kritikat e mëparshme për agjensinë amerikane të inteligjencës.

“CIA është agjensia më rrezikshmërisht e paaftë në botë e spiunazhit. Ajo ka armatosur terroristë, ka shkatërruar demokraci dhe ka instaluar dhe mirëmbajtur diktatura në mbarë botën”, tha ai në një email.

Gjithashtu për RT foli edhe zëdhënësi i CIA-s, Horniak, pasi RT ka vënë në dyshim pohimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së.

“Përgjegjësia e shërbimeve të inteligjencës ruse për hakerime në lidhje me zgjedhjet është një fakt i vërtetuar, por nuk është për t’u habitur që një outlet i identifikuar i propagandës si RT do të përpiqet t’i bëjë lëmsh këto fakte. Asnjë organizatë e njohur e lajmeve nuk dyshon për fajësinë ruse”, pohoi Horniak.

Në përgjigje, kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, tha se një nënshtrim i tillë i padiskutueshëm nga mediat kryesore perëndimore ndaj establishmentit të SHBA-së vetëm sa çon në një rënie të popullaritetit të tyre.

“CIA & Co nuk janë shqetësuar për të paraqitur as edhe një copë prove përveç pretendimeve të tyre, dhe tani po mburren se sa i lumtur është ‘shtypi gjithnjë besnik’ që pa bërë zhurmë të pajtohet me historinë”, tha Simonyan duke shtuar: “Kjo është pikërisht arsyeja pse njerëzit kanë ndalur së besuari në mediat kryesore dhe po kërkojnë burime alternative të lajmeve dhe analizave”.

Deri më tani, asnjë dëshmi përfundimtare e hakerëve të dyshuar nuk është bërë publike. Një raport i deklasifikuar nga komuniteti amerikan i inteligjencës nuk deklaroi se u zhvilluan sulme të tilla, por tha saktësisht se agjensitë kishin “besim” që ato kanë ndodhur. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne