At Nikolla Xhufka mbështet protestën e organizuar nga disa shoqata kundër ilegjitimitetit gylenist

At Nikolla Xhufka është i vetmi klerik i një feje tjetër i cili sot u shpreh në mbështetje të protestës që një grup besimtarësh dhe shoqatash, kanë organizuar përballë medresesë së Tiranës. E vlersojmë reagimin dhe qëndrimin e tij si një akt i pastër i pluralizmit dhe multilkulturalizmit i cili realisht është një vlerë e shtuar në mesin e atyre që e duan dhe e vlersojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre.
Kujtojmë se kjo protestë është organizuar në vazhdën e lëvizjeve për kundërshtimin e pushtimit të Komunitetit Musliman nga sekt-organizata okulte Gylen dhe manipulimit të procesit zgjedhor nga kjo organizatë.
Ja dhe postimi i plotë i at Nikolla Xhufkës në rrjetin social FB:
Deklaratë!!!
Tê dashur vëllezër e motra Shqiptar !Si Kishë Ortodokse jemi bër me dije për protestën që do mbahet ditën e shtunë me datë 2 mars të thërritur nga besimtarët musliman mbi demokratizimin dhe legjitimitetin e përfaqësuesve të Komuniteti Musliman Shqiptar që endet i uzurpuar nga organizata ‘Gylen’. Njëkohësisht po në atë ditë mbahen zgjedhjet farsë e të intimiduara për kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar.
Si shqiptar ortodoks mbështes vëllezrit e mi shqiptar musliman për përpjekjen e tyre për kthimin e institucionit të komunitetit atyre që u takon, besimtarëve.
Vëllezrit tanë të një gjaku e të një kombi po na japin leksione edhe ne besimtarëve ortodoks shqiptar që ashtu si ata edhe ne të ndjekim hapat dhe proçeset për demokratizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila njejtë si Komuniteti Musliman Shqiptar (që është i uzurpuar nga axhenda jasht kufinjve të Shqipërisë) është e uzurpuar nga axhenda asimiluese grekomane me në krye ‘ministrin’ e jashtëm grek Anastas Janullatos. I bëj thirrje çdo patrioti e nacionalisti shqiptar të mbështesi kthimin e komuniteteve fetare shqiptare atyre që u takojnë, besimtarëve të nderuar shqiptar./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne