“Ata që ftojnë terroristët në Amerikë edhe dëmtojnë marrëdhëniet me Turqinë, edhe kryejnë krim”

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se ata që e kanë ftuar terroristin Ferhat Abdi Shahin, kreun e terroristëve me pseudonim “Mazlum Kobani” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që dëmtojnë marrëdhëniet turko-amerikane, por përbëjnë krim edhe për ligjet e këtij vendi.

Në një postim të bërë në anglisht në median sociale Twitter, Altun shkroi se Shahin kërkohet me Kartelë të Kuqe nga ana e Interpolit.

Në të njëjtën kohë ai është edhe një provë e gjallë se sa sipërfaqësore është ndarja ndërmjet organizatave separatiste terroriste PKK me YPG-në.

“Ata që e ftuan Ferhat Abdi Shahin jo vetëm që po dëmtojnë marrëdhëniet SHBA-Turqi, por edhe po kryejnë një krim sipas ligjit amerikan. Populli turk nuk do t’i harrojë kurrë ata që përpiqen të legjitimojnë Shahinin duke e ftuar atë në Uashington. Përpjekjet e aleatit tonë të NATO-s për të lartësuar një udhëheqës të terrorit do të mbahen në kujtesën tonë për shumë vite. Ne do të luftojmë terrorin, pavarësisht se kush po e mbështet atë. Lufta kundër terrorit nuk mund të ketë sukses përderisa një terrorist konsiderohet hero nga disa”, shkroi Altun.

“Kjo mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj organizatës terroriste do të jetë një njollë e errët në historinë e saj dhe do të shpjegohet si mësim si një shembull i fiaskos së politikës së jashtme. Kongresi amerikan duhet të rishikojë këtë ftesë dhe të kërkojë falje nga familjet e viktimave të terrorit të PKK-së”, shkroi Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne