“Të punosh 71 orë në ditë”/ Gruaja e Gjiknurit i kërkon Federatës 60 milionë lekë, fatura e majme e shoqërisë ku bën pjesë Rovena Agolli

QSKZ (Qendra Sportive Kuqezi) ka bërë këto ditë një padi në gjykatë për të shfuqizuar ekzekutimin e një fature të majme, pasi ka konstatuar një anomali. Gazeta Mapo, ka mësuar se kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë.

Sipas asaj që Qendra ka konstatuar, Federata, ish-administratori i saj, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, ka firmosur për të paguar shoqërinë ku është bashkëpronare bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Agolli, me një shumë prej 60 milionë lekësh, për një punë që kushton 10 herë më pak.

Bëhet fjalë për një audit, që ka kryer në vitin 2017, (kohë kur Gjinkuri ishte minister), shoqëria ASIE sh.p.k (sot GoldsMath), ku bashkëpronare është zonja Agolli.

Një nga gjërat më të çuditshme që ka konstatuar qendra me administrator, Bardhyl Minxhozin, është se fatura e paguar ndaj shoqërisë, prej federatës, ka të dhëna të pabesueshme.

Eshtë vendosur të shlyhen 4268 orë pune për dy ekspertë, për një muaj kontratë. Pra me një matematikë të thjeshtë, i bie që ekspertët të dy bashkë kenë punuar 142 orë në ditë, dhe secili, 71 orë në ditë.

Qendra Sportive Kuqezi, ka vendosur ta atakojë në gjykatë këtë abuzim, sic e quan ajo në padinë e ngritur, dhe ndërkohë ish-administratorin Prodani që ka kryer veprimet e ka kallëzuar penalisht. Po ashtu, në kërkesën drejtuar gjykatës, janë listuar edhe parregullsi të tjera që ata kanë hasur.

Duhet saktësuar se pagesa ende nuk është bërë dhe shoqëria ku është pronare Rovena Agolli, i ka dërguar Federatës faturën dhe i ka kërkuar Përmbarimit zbatimin e kontratës dhe marrjen e parave./MAPO.al/

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne