Rrenat me terroristë iranianë dhe prag atentati i DAESH-it në Tiranë

NGA GJERGJI THANASI

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit lexonte me tek tuk ndonjë gabim një pacavure- komunikatë shtypi të parapërgatitur për komplot terroristësh iranianë në Shqipëri, mua më vinte vec turp, që segmentet kuislinge të Qeverkisë së Rilindjes ishin katandisur në atë derexhe! Pa u fashitur mirë zhurma thuajse globale (Reuters, Associated Press, La Repubblica, Mainichi Shinbum etj.) për një celulë terroriste iraniane terrorist në Tiranë, një rrrezik real për atentat terrorist sillet vërdallë nëpër Tiranë. Shqiptarë trushplarë (nga imamë hajdutë nën mbrojtje ambasadash të huaja) deri në terrorizëm të lidhur me kasapët e Daesh-it po përgatisin atentat terrorist të dyfishtë në Itali dhe në Shqipëri. Atentati do jetë një vepër tip copy cat e kasaphanës në Klubin Batacalan në Paris. Më poshtë do të publikojmë një dokument për përdorim të kufizuar të palës italiane, me anë të të cilit jepet alarmi për këtë dopio aksion terrorist.

Alarmi iu kalua edhe palës shqiptare, e cila e pasoi alarmin në qeveri deri në nivel zv/kryeministri, madje u imformua edhe vetë Skënderbeu i Spiropalit. Bëhej fjalë për një tentativë për të goditur një klub në Tiranë gjatë festimit të Hallouinit. Fatmirësisht trushplarët ekstremistë për paaftësi operative nuk e realizuan dot atentatin në Tiranë.
Sipas kolegëve italianë ka pasur një gafë të rëndë nga antiterrori shqiptar, i cili nuk u ka komunikuar homologëve italianë. Në alarmin operativ të lëshuar nga DIGOS-i italian kishte një gabim trashanik. Një nga dy personat e dyshuar për përgatitje akti terrorist, Bujar Hysa është në burg në Shqipëri, që në vitin 2014 për akuza të përafërta me ato të DIGOS-it në Itali. Kuptohet, që në vend të Bujar Hysës është një tjetër shqiptar, që po përpiqet të bëjë hatanë në Itali.
Pas një kooperimi Itali-Shqipëri tip bir Gledisi i nënës kë të qaj më parë, kuptohet edhe më mirë pse Franca e vende të tjera janë skeptike për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE me këtë farë ekipi rilindasish edramistë!
Në Itali kjo klimë prag atentati terrorist ndihet edhe në media. Për më shumë mund të konsultohet linku:

https://www.ilsussidiario.net/news/attentato-come-al-bataclan-in-italia-allarme-terrorismo-ricercati-due-albanesi/1944539/ 

ATTENZIONE NOTA DI INTERESSE OPERATIVO

Roma, 01.11.2019

Questa notte è giunta segnalazione che preannuncia probabile attentato terroristico sul territorio nazionale; modalità esecuzione stile teatro “Bataclan” Francia.

Dovrebbe trattarsi di due attentatori di nazionalità albanese:

Battar Nabiyula (Albania) 02.03.1973(Alias Maximilian Defilade o Bardhyl Hoxha).

Bujar Hysa 18.06.1979 o 1971.

Prestare la massima ATTENZIONE adottando ogni sistema di sicurezza e protezione in caso di controllo persone sospette.

 

Në Itali, por ndoshta edhe në Shqipëri priten zhvillime interesante në orët në vazhdim. Ndryshe nga përrallëzat me celulë terroriste iraniane në Tiranë, kësaj rradhe rreziku terrorist është real. DAESH-i i ringjallur po përgatitet për të shkaktuar kasaphana këtej dhe andej Adriatikut!/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne