Atentat me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz, pak minuta më vonë i vihet eksploziv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz rreth orës 02:30.

Pasi u qëllua me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe banesës që ndodhet në të njëjtën biznes, pak minuta më vonë ndodhi edhe një shpërthim eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe tek makinat e parkuara para lokalit.

Në banesë ndodhej familja Halili, të cilët janë shprehur se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë kush mund të jetë autor i sulmit.

Ndërkohë Shkëlqim Halili rezulton person me precendentë penal.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne