Bota

Merkel jep mesazh mbështetës për Turqinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel bëri një deklaratë lidhur me lëkundjet që janë shënuar këto ditë në kursin e këmbimit në Turqi.

“Destabilizimi i Turqisë në aspektin ekonomik nuk do të ishte në interesin e askujt. Gjermania dëshiron ta shikojë Turqinë në mirëqenie ekonomike”, thekson Merkel në mesazhin e saj.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se stabiliteti ekonomik i Turqisë është në dobi edhe të Gjermanisë, duke shtuar se Berlini po e ndjek nga afër situatën në Turqi.

Kurse Nënsekretari i Kryeministrisë së Italisë, Giancarlo Giorgetti kishte thënë se edhe vendi i tij mund të përballej me një sulm ekonomik të ngjashëm me atë në Turqi./ trt

OPINIONE

INTERVISTA