Atentat me armë zjarri në Bulqizë. Qëllohet me breshëri automjeti

Një atentat me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të Bulqizës.

Burime nga vendi ngjarjes bëjnë të ditur se një breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E.T. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është goditur nga predhat dhe i ka shpëtuar atentatit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po pyetet dhe shënjestra e këtij atentati për dyshime apo konflikte të mëparshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne