Turqi, arrestohen 13 persona për lidhje me FETO-n

Të paktën 13 persona me lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, sot u arrestuan, bëri të ditur një burim sigurie.

Të dyshuarit, nëntë prej tyre ushtarë në detyrë aktive, u morën në paraburgim pasi urdhrat u lëshuan nga prokurorët në provincën qendrore Konya.

Ata u arrestuan në operacione paralele në 12 provinca, tha burimi, i cili kërkoi anonimitet për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne