Atentati në Bllok/ Prokuroria ngre grupin e hetimit

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish Bllokut ku mbeti i vrarë 26 vjecari Rigers Gaxha,  truprojë e Ervis Martinaj dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, pokuroria e Tiranës ka ngritur grupin e hetimit.

Grupi hetimor përbëhet nga Kreshnik Ajazi e Artan Lulo. Grupi drejtohet nga Elisabeta Imeraj, e cila është drejtuese e prokurorisë së Tiranës.

Per momentin grupi i hetimit ndodhet ne drejtorinë e Tiranës ku po pyeten  deshmitarët dhe po sekuestrohen kamerat te bizneseve përreth.  Të pranishëm në drejtorinë e Tiranës janë edhe drejtuesit e larte të policisë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne