Shqiperia

Olta xhacka i zotohet NATO-s se do i japi 2% të buxhetit si plackë lufte

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përsëritur angazhimin e qeverisë shqiptare duke ofruar 2% të buxhetit si plackë lufte për NATO-n.

Ndërsa mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel, Xhaçka garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të shpenzojë lekë për luftë, me pretendimin e angazhimeve në misionet paqëruajtëse.

Deri ne viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP. Pak dite me parë u certifikuan 1 mijë efektivë të këmbësorisë nën monitorimin e NATO. Shpenzimet për NATO-n dhe si placka lufte janë të mëdha, ndërkohë që Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë krize. NATO nuk është gjë tjetër vecse një organizatë biznesi, që fiton para me kontributet financiare të shteteve anëtare. Falë Olta Xhackës dhe të tjerëve si ajo, kjo organizatë po fiton shumë.

Gjatë Ministerialit, Ministrja Xhaçka u takua me sekretarin amerikan Mattis dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.

Burimi: Shqiptarja.com