Athinë, rritet në 93 numri i të vdekurve nga zjarret

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, është rritur në 93.

Në deklaratën e publikuar nga Qendra e Shëndetit Kombëtar të Greqisë, njoftohet se numri i të vdekurve nga zjarret që shpërthyen më 23 korrik në Attika-n Lindore në rajonin Mati është rritur në 93, pasi që një grua 78 vjeçare ka humbur jetën në spitalin që po trajtohej.

Më tej është bërë e ditur se vazhdon trajtimi i 34 të tjerëve të plagosur, prej të cilëve 8 janë në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër në deklaratën e bërë nga zjarrfikësit thuhet se është përcaktuar identiteti i 81 personave prej gjithsej 92, ndërsa vazhdojnë punimet edhe për të tjerët.

Ndërkohë gazeta Kathimerini raportoi se në kuadër të hetimit është përcaktuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e djegies së degëve të thata në rajonin Dau të Malit Pendelli.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne