Linjat Ajrore Turke (THY) u vijnë në ndihmë haxhilerëve nga Bosnja

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) do ti transportojë kandidatët për haxhilerë nga Bosnjë-Hercegovina, të cilët mbetën në rrugë, për në tokat e shenjta.

215 haxhilerë boshnjakë, që mbetën në rrugë për shkak të mosmarrëveshjes së jetuar me kompaninë ajrore, me të cilën do ta realizonin udhëtimin, në tokat e shenjta do të shkojnë me Linjat Ajrore Turke.

Fluturimi për në tokat e shenjta për kandidatët nga qyteti Bihaç i planifikuar të realizohet sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës, u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve të jetuara mes Bashkësisë Islame të Bosnjë-Hercegovinës dhe kompanisë Vision Airlines.

Zyrtarët e Linjave Ajrore Turke, të cilët u vënë në veprim pas problemit të jetuar, deklaruan se do ti transportojnë haxhilerët boshnjakë për në Arabinë Saudite.

Nga Linjat Ajrore Turke u tha se haxhilerët e Bosnjë-Hercegovinës do të nisen nesër në orën 09.30 sipas orës lokale për në Arabinë Saudite, ndërsa bëhet e ditur se kjo kompani do ti transportojë për në tokat e shenjta 680 haxhilerë që janë në listë për të kryer ritin e haxhit për këtë vit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne