Atletit palestinez që iu mohua hyrja në SHBA do të garojë në Turqi

Atletit palestinez që iu mohua më parë hyrja në SHBA për një garë, këtë muaj ka pranuar një ftesë nga Turqia për të marrë pjesë në maratonën e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohammad al-Qadi, i cili ka marrë pjesë në nëntë maratona ndërkombëtare gjatë 19 muajve të fundit, kohët e fundit nuk ishte në gjendje të zhvillonte maratonin e 8 tetorit të Çikagos, sepse iu mohua hyrja nga autoritetet e SHBA-ve.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ndërhyri dhe lëshoi një ftesë për atletin palestinez i cili do të vrapojë në Maratonën e Stambollit më 12 nëntor.

“Eja dhe vrapo në Turqi. Ngrini flamurin palestinez. Kënaqu me bukurinë e peizazhit turk. Jini mysafiri ynë”, shkroi Kalın në llogarinë e tij në Twitter.

Qadi u përgjigj duke falënderuar Kalın-in dhe duke thënë se do të vraponte në maratonën me flamurin palestinez dhe turk.

Maratona e Stambollit është shtegu i vetëm në botë ku njerëzit mund të kalojnë nga Azia në Evropë. Maratona është një ngjarje ndërkombëtare atletike që organizohet çdo vit në Stamboll që nga viti 1979./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne