Sociale

Austria bën lëvizje për ndalimin e burkës

VIENË: Ditën e dielë në Austri hyjnë në fuqi kufizimet e reja, për ndalimin e mbajtjes së velit të plotë dhe mjeteve të tjera që fshehin fytyrën në vende dhe ndërtesa publike.

Përjashtimet “nën kushte të caktuara” përfshijnë maskimet e kllounëve “në eventimentet kulturore”, veshjen e punës si maskat ​​mjekësore dhe shamitë në mot të ftohtë, thotë qeveria.

Kufizimet, sipas qeverisë synojnë “sigurimin e kohezionit të shoqërisë në një shoqëri të hapur”. Shkeljet do të dënohen me gjobë deri në 150 euro ($ 177).

“Pranimi dhe respektimi i vlerave austriake janë kushte themelore për bashkëjetesë të suksesshme midis popullatës me shumicë austriake dhe njerëzve nga vendet e treta që jetojnë në Austri,” thotë Viena.

Masat, të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, aplikohen edhe për vizitorët edhe pse një numër i madh turistësh arabë pushojnë në vendin alpin.

Legjislacioni u soll nga qeveria qendrore në largim e kancelarit Christian Kern.

Zgjedhjet e 15 tetorit priten që Partinë e Lirisë e cila është kundër Imigracionit (FPOe) ta shohin të dytë ose të tretë dhe potencialisht të hyjë në një koalicion me Sebastian Kurzin e qendrës së djathtë.

Kurz, i cili është vetëm 31 vjeç, ka arritur të tërheqë një numër të konsiderueshëm votuesish nga FPOe, tregojnë sondazhet, megjithatë ekspertët këtë e thonë pjesërisht për shkak të lëvizjes së tij djathtas në çështje të tilla si emigracioni.

“Emigracioni në vitet e fundit shihet se po e ndryshon vendin tonë jo në një mënyrë pozitive, por në mënyrë negative”, tha Kurz për televizionin gjerman në një intervistë të transmetuar këtë javë.

Masat e tjera që do zbatohen nga 1 tetori përfshijnë, imigrantët të nënshkruajnë një “kontratë integrimi” dhe të kryejnë kurse të detyrueshme për gjuhën dhe “vlerat gjermane”./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

OPINIONE

INTERVISTA