Opinion

Autonomia ekonomike dhe luftrat tregtare: Çfarë thotë teoria ekonomike? (Pjesa e Parë)

nga Mahdi Amirisefat
15-19 minutes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka njoftuar zyrtarisht për tarifate larta në lidhje me çelikun dhe aluminin e importuarë në SHBA dhe ka lënë të kuptohet se do të vihen edhe më shumë tarifa për mallra të tjera tëimportit, duke përfshirë përfshirë mjetet automobilistike nga Evropa, këto sjellje po indikojnë në këtë mënyrë një rikthim në politikat e stilit të “autarkimit” dhe çfarë ekonomistët politikë e përshkruajnë si politikë “përmbyllëse” dhe si proteksionizëm ekonomik. Autarkia është gjendja e rezistencës totale ndaj importeve në sektorin ekonomik, duke krijuar një gjendje të vetë-mjaftueshmërisë dhe të pavarësisë nga vendet e tjera, gjë e cia do të thotëedhe mbështetje për prodhimin vendas, pavarësisht nga shpenzimet që një gjë e këtillë imponon mbi ekonominë kombëtare dhe jetesën e qytetarëve.

Protektionizmipërgjithësisht përfshin tarifa të larta dhe mundohet të ndalojë mallrat e importuaraduke përdorur mjete të ndryshme, mjetë të këtillë ku mund të përfshihet krijimi i ligjeve të forta kundrejt mallrave të importit. Edhe pse SHBA-ja është shumëlarg nga të qenit një shtet me natyrë autarkike, ndjekja e politikave proteksioniste nga një vend që gjithmonë ka qenë një mbrojës dhe përkrahës i globalizimit, tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe ekonomisëlaissez-fairegjatë mandadit të një presidenti republikan mund të duket si një veprim i habitshëm dhe i paparashikueshëm. Megjithatë, lëvizja që Trumpi ka ndërmarrë nuk është aq e pallogariturë dhe e pabazuar sa mund të duket në pamje të parë. Duke u mbështetur në teoremen e Heckscher-Ohlin, e cila është mbështetur kryesisht në teorinë e përparësisë krahasuese të David Ricardo, qytetarët e një vendi të lënë të vetëm dhe të lirë dhe si dhe përballëtregut të lirë do të kenë tendencën eksportojnë produkte që përdorin faktorët e tyre të bollshëm dhe të lirë të prodhimit (qoftë nëkapital apo në punë) produkte të importit që përdorin faktorët që nuk gjenden brenda vendit të tyre (të cilat përsëri mund të mbështetet në kapital apo punë) pasi ato janë më të lira për t’u importuar sesa për t’u prodhuar në vend. Pikërisht ky është momenti i favorshëm ku qeveria mund të zgjedhë të ndërhyjë në devijimin e zgjedhjes së natyrshme të qytetarëve dhe “të mbrojë” sektorin ekonomik të vendit i cili mbështetet në faktorë mëtë pakët në numër.

Thënë në mënyrë më të qartë, duke qenë se faktorët kryesorë të prodhimit janë vetë kapitali dhe puna, një vend me kapital intensiv siç janë edhe Shtetet e Bashkuara do të preferonte tregje të hapura financiare, megjithatë ndërkohë do të donte të mbronte edhe faktorët e punës intensive, për shembull çeliku, nga mallrat e importit, duke qënë se tendenca natyrore e ekonomisëamerikane është të importojë punëtorë intensive (që është faktor mungesë) të prodhimit. Për këtë arsye qeveria, e këtillë si administrata e Trumpit mund të vendosë që të mbrojë sektorë të këtillë, zakonisht nëpërmjet vendosjes së tarifave. Pra logjikisht, tarifat e propozuara nga Trumpi do të prodhonin një grup të fituesve të koncentruarë dhe të kufizuarë (industria vendase e çelikut dhe alumini ose faktori në mungesë) dhe do të krijonin në të njëjtën kohë edhe një grup humbësish (të cilët janë pikërisht ata që përdorin çelik të importuar në industri më të avancuara bazuar në njohuri/kapital dhe konsumatorët, apo faktori që konsiderohet i bollshëm).

Pra, për shembull, duke pasur parasysh se 140,000 amerikanë punojnë në industrinë e prodhimit të çelikut (faktor në mangësi), ata do të jenë përfituesit kryesorë të vendosjes së tarifave të mallrave të importit. Megjithatë, tarifat e këtilla vijnë me një çmim të lartë në kurriz të 6.5 milionë personave që punojnë në industri që konsumojnë çelik (si faktor i bollshëm).

Por përveç aspekteve teknike të këtyre tarifave, a funksionojnë në fakt tarifat dhe a do të mund t’i ndihmojnë që vendet të jenë “të fuqishme përsëri?” Përveç tendencave ideologjike që mund të ndikojnë për të dhënë një përgjigje të shpejtë, megjithatë të pasaktë ndaj një pyetjeje të tillë, duket se nuk ka një përgjigje të vështirë apo edhe të shpejtë ndaj këtyre një pyetje, dhe çfarëështëmë e rëndësishmja, përgjigja do të ishte e ndryshme për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Kjo është një pikë ku duhet qëndruar për t’i hedhur një vështrim të shkurtër në arsyetimin teorik të mbështetësve poredhe tëkundërshtarëve të vendoses sëtarifave apopërmbylljes ekonomike, në mënyrë që të arrijmë të kuptojmë debatin e përgjithshëm në lidhje me vënien e tarifave në tregun ndërkombëtar. Në artikullin tim të ardhshëm, do të shqyrtoj gjithashtu historinë aktuale të inicimit të politikave të tilla proteksioniste, apo siç mund të thuhet në fjalët e Trumpit, “luftëra tregtare”.

Mbështetësit e protektianizmit she vendosjes së tarifave

Studiuesë të ndryshëm të njohurë si Dani Rodrik, në librin e tij të vitit 2007 “Si të shpëtojmë globalizmin nga Nxitësit e tifozëve” ka argumentuar se kampionët e globalizimit dhe tregjeve të lira në fakt fillimisht kanë “mbrojtur” industritë e tyre më të dobëta nëpërmjet vendosjes së tarifave dhe ligjeve më strikte të mallrave të importimit. Këto vende zakonisht zbatojnë politikat e “importeve industrializimit të zëvendësueshëm,” të njohura thjesht si politikat ISI në literaturën e ekonomistëve dhe shkencëtarëve politikë.

Vende të këtilla si Kina, Malajzia si dhe madje edhe Japonia, të cilët aktualisht janë mbështetës të vendosurë të tregjeve dhe tregtisë plotësisht të hapurë, kanë qënë gjithashtunjëherë e një kohë edhembështetës teorisë së mbrojtjes së prodhimit vendas përmes vendosjes sëtarifave të ngjashme dhe mekanizmave të tjerë të taksimit të mallrave të importit. Në librin e tij, Rodrik ilustron se përfituesit më të mëdhenj nga globalizimi ekonomik dhe tregtia ndërkombëtare janë ato vende që në të vërtetë kanë arritur që të mbrojnë më së shumti ekonomitë e tyre duke u industrializuar, si Vietnami, Kina, Japonia dhe India. Rodrik pohon gjithashtu se: “Thjesht, vendet që kanë përfituar më shumë nga globalizimi janë pikërisht ato vende që nuk kanë luajtur sipas rregullave të globalizimit.” Ndoshta kjo është arsyeja pse Donald Trump pretendon në mënyrë të vazhdueshme se SHBA-ja ka qenë një humbëse në tregun ndërkombëtar:

Natyrisht që ndjekja e politikave tëkëtilla do të bashkësjellëedhe zemërimin e vendeve mbi të cilat janë vendosur tarifat dhe këto vende mund të kërcënojnë se do të ndërmarren masa të ngjashme, megjithatë mbështetësit e protektizmit do të argumentojnë se kjo është pikërisht arsyeja pse politikat e këtilla janë të duhurat dhe duhet të ndiqen: Për shkak se ata irritojnë ata që kanë qenë duke përfituar nga ky status quo që ka qënë vendi.

Kufizimet e Trump në lidhje me mallrat e importit dhe ato që janë parë nga republikanët tradicionalë si një sulm ndaj “tregjeve të lira” po i shkaktojnë atij presion gjithnjë e më shumë në rritje nga vetë partia e Trump-it, e cila ka qenë një bastion për ekonominë laissez-faire në SHBA, megjithatë kritika të këtilla të partisë republikane janë më shumë ideologjike sesa një kritikë e pastër ekonomike. Mund të ngrihet një pyetja hipotetike, nëse protektizmi është funksional– siç do të tregohet në vijim të këtij artikulli se ka punuar në raste të caktuara si Japonia – a do ta mbështesë GOP-i vendosjen e këtyre tarifave në favor të sektorëve të caktuar të ekonomisë amerikane? Përgjigjia është me shumë mundësi negative.

Ekonomisti politik krahasues, Frances Rosenbluth ka arritur në konkluzionin se për katër dekada, deri në vitet 90-të, Japonia ka ndjekur një politikë të vazhdueshme protektive ku “tregjet e Japonisë, me ndihmën e qeverisë së vendit, ishin aq të mbrojtura sa ishte shumë e vështira për t’u goditur.”

Rrjedhimisht, një grup ekonomistësh kanë arritur në përfundimin se politikat ISI të ndjekura nga vendet e Azisë Juglindore dhe se vendet e zhvilluara më parë nuk janë në fakt aq keq sa kemi menduar ne se mund të ishin.

Në përgjigje, ekonomistë të tjerë kanë treguar se Japonia është një përjashtim parë në këndvështrimin se deri në vitet ’90 kur ndryshoi politikat e saj proteksioniste për shkak të presioneve të ndryshme amerikane dhe ndërkombëtare, ajo kishte ndjekur mbylljen e ekonomisënën teorinë e protektiariatit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara duke u bazuar në Politikën e Luftës sëFtohtë të ndjekur nga Uashingtonit në lidhje me mbështetjen e aleatëve për të forcuar ekonomitë e tyre si njëkundërpërgjigje nda kërcënimit sovjetik. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, politika të këtilla i kanë hapur rrugën mekanizmave të tregut të lirë dhe Japonisë iu desh të përshtatet me realitetet e reja të tregtisë ndërkombëtare duke hequr tarifat mbi mallrat e importit dhe duke i dhënë fund subvencioneve qeveritare apo edhe politikave që kërkojnë blerje të garantuar të prodhimit vendas.

Kundërshtarët e autarkizë dhe politikave të protektionizmit

Pjesa më e madhe e literaturës moderne ekonomike mban një qëndrim kritiktë përgjithshëm përsa i përket autarkisë dhe protektialitetit dhe në parim pohon se politikat proteksioniste rezultojnë në masa reciproke nga pala tjetër dhe kanë një ndikim pothuajse të përcaktuar si negativ në nivelet e tregtisë. Për shembull, bazuar në teoremën Stolper-Samuelson, globalizimi i tregtisë dhe hapja e vendeve përballë gjithë tregtëtisë dhe tregjeve të parregulluara do të rrisë nivlein e prodhimit të mallrave në një vend dhe është veçanërisht i favorshëm për pronarët e atyre industrive brenda një vendi që kërkojnë shtimin në mass të atij vendi faktor –qoftë të punësapo të kapitalit (Grieco dhe Ikenberry, 47).

Bazuar në ndarjen që bën Geoffrey Garrett, globalizimi mund të ketë ndikime të ndryshme mbi kapitalizmin e avancuar, duke u mbështetur në faktin se nëse një vend është i nxitur nga tregtia apo nëse mbështetet tregjet e kapitalit (Garret 2009). Vendet e orientuara nga tregtia (nivelet e tregtisë të matura si përqindje e GDP-së), siç janë përshembull vendet e Evropës Veriore do të përfitonin më shumë nga globalizimi i tregtisë, ndërsa kombet e orientuara nga kapitalet si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ndoshta do të preferonin tregje më të hapura kapitale në lidhje me tregtinë e të lirë (101-102), për këtë arsye mund të përpiqen herë pas here që të ndjekin politika proteksioniste kur bëhet fjalë për sektorët e tyre më pak të përhapura dhe të kufizuara, si për shembulli i çelikut dhe aluminitapo produktet bujqësore në rastin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është me shumë mundësi arsyeja sepërse të majtët/punëtorët në tregëtijanë të prirurë për të mbështetur kapitalizmine avancuar nuk po nuk ka dalë në kundërshtm me forcë kundrejt tregtisë së lirë globale si kanë bërëvendet e tjera, thjesht për faktin se përfiton vetënga çmontimi i barrierave tregtare. Kjo vlen edhe për vende të këtilla si Kina, Koreja e Jugut, Singapori, Japonia (në vitet 90 dhe në vijim) dhe madje edhe disa vende të Amerikës Latine si Kili, ku ekziston tashmënjë ekonomi e gjallë e eksportit të bazuarëmbi përparësinë krahasuese.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet aspak të lehta ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në fillim të viteve 90,të cilat rrjedhin nga mosmarrëveshjet në lidhje me rregullimin e tregtisë dhe shtysën e sotme në politikën amerikane drejt një protektiviteti të përmasave edhe më të mëdha (një temë e përbashkët në të dy fushatat e kandidatëve të zgjedhjeve të fundit, Donald Trump dhe Bernie Sanders) shembuj se si vendet që kanë një raport më të ulët të nivelit të tregtisë në krahasim me GDP-në e tyre të përgjithshme mund të reagojnë ndaj globalizimit në rritje dhe kërcënimit ndaj prodhimit vendas që ndikohet nga importi. Pavarësisht gjithë kësaj,aplikii i protektivitetit nuk do të ndihmojë domosdoshmërisht në rritje e ekonomivetë këtilla sepse protektiviteti mbron vetëm segmentin më të vogël të ekonomisë (faktorin e pakët) dhe faktori më i madh do të vuajë sepse mbrojtja nëpërmjet vendosjes sëtarifave të mallrave të importit pothuajse menjëherë shkakton masa reciproke nga vendet e tjera që rrisin çmimin e importeve në një ekonomi ku prodhimi vendas është më i shtrenjtë se sa mallrat e importuara.

Cilat janë efektet që do të sjellin tarifat e Trumpit?

Tregtia e lirë ndërkombëtare ka sjellë rezultate të përziera – pozitive dhe negative – në ekonomitë e vendeve të përparuara apo edhe ato në zhvillim. Bazuar në teoremen e njohur ekonomikisht. Heckscher-Ohlin, të përmendur më parë, sektorë të ndryshëm të ekonomisë së një vendi ndikohen në mënyra të ndryshme nga tregtia e lirë e globalizuar. Faktori relativisht i pakët do të shënojë në mënyrë të vazhdueshme një rënie në kthimet dhe të ardhurat reale, megjithatë nga ana tjetër faktori i bollshëm do të shohë një rritje në të ardhurat reale. Nëse në një vend faktori i dobët siguron disi fuqi të mjaftueshme politike, mund të bllokojë tregtinë e hapur dhe globalizimin.

Mesa duket, kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në lidhje mevendosjen e tarifave të reja të çelikut dhe aluminit dhe lobimin e tyre agresiv në këtë drejtim. Gjithashtu, gjë qëështë edhe akoma më e rëndësishme, Donald Trump mund të ketë arritur në përfundimin se përfitimet politike në këtë sektor ia vlejnë që të rrezikohet shkaktimi i humbjeve në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Megjithatë, ky duket se është një skenar i vështirë për të pasur sukses, pasi vetë emri, “i pakët”, nënkupton dobësinë relative të sektorit në krahasim me sektorin që posedon faktorin më “të bollshëm”. Duke qenë se në vendet më të fuqishme financiarisht të botës, si Kina, India, BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë botërore, sektorët e bazuar në faktorin e bollshëm që përfitojnë nga tregtia e lirë kanë akoma një dikueshmëri më të theksuarë në arenën politike sesa sektorëte tjerë të ekonomisë dhe kanë mundësinë që të kenëkontroll më gjithëpërfshirës mbi proceset politike (Johnson 2009), duket se është ende e vështirë për të parashikuar një rënie të ndjeshme në tregtinë ndërkombëtare dhe tregjet e hapura në të ardhmen e afërt.Gjithashtu, për të arritur në konkluzion është e rëndësishme që të shohim nëse Trump do të zgjerojë vendosjen e tarifave të këtilla për sektorët e tjerë dhe nëse ai e bën një gjë të këtillë, cila do të jetë përqindja e këtyre tarifave. Vendosja e një tarife të këtillë të zgjeruarë për sektore të ndryshme duket e pamundur, sidomos në rastin e tarifave të larta gjithëpërfshirëse, sepse shumica – konsumatorët dhe poseduesit e faktorit të bollshëm – mund të jenë të pakënaqur me tarifat pasi këto do të shkaktojnë më pas rritje të çmimeve të produkteve.

Nëse ka një gjë që ndoshta mund të thuhet historikisht për tregtinë e lirë dhe kapitalizmin (tematikë e cila do të trajtohet në artikullin ardhshëm në vazjdimësi të serisë, është se sistemi është më i mirë se rivalët e tij në vetë-trajnimin dhe vetë-përshtatjen me mjedisin dhe zakonisht imponon arsyetimine përfitimit dhe të kostos tek politikanët.

Referencat:

Rodrick, Dani. (2009). “How to Save Globalization From its Cheerleaders.” (Si të shpëtojmë globalizimin nga entuziastët e kotë)Në librin Jeffry A. Frieden, David A. Lake, dhe J. Lawrence Broz, eds. International Political Economy: Perspectives on Global Power and Wealth. (Ekonomia Politike Ndërkombëtare: Prespektivat në lidhje me Fuqinë dhe Pasurinë Globale) 5th ed. New York: W. W. Norton & Company.

Garrett, Geoffrey. (2009). “Capital Mobility, Trade, and the Domestic Politics of Economic Policy.” (Lëvizshmëria e Kapitalit, Tregtia dhe Politikat e Brendshme të Politikës Ekonomike)Në Keohane dhe Milner, eds. (1996). Internationalization and Domestic Politics. (Internacionalizimi dhe Politikat Domestike) New York: Cambridge University Press.

Grieco, Joseph M., and G. John Ikenberry. (2002). State Power and World Markets. (Fuqia Shtetërore dhe Tregjet Botërore) New York: W. W. Norton & Company.

Johnson, Simon. (2009) “The Quiet Coup.” (Grushti i Shtetit i Heshtur)Në Jeffry A. Frieden, David A. Lake, dhe J. Lawrence Broz, eds. International Political Economy: Perspectives on Global Power and Wealth. (Ekonomia Politike Ndërkombëtare: Prespektivat në lidhje me Fuqinë dhe Pasurinë Globale) 5th ed. New York:W. W. Norton & Company

Burimi : Press TV/ ML

OPINIONE

INTERVISTA