Ambasadori amerikan Donald Lu ‘refuzon’ ftesën e Ramës, dërgon përfaqësuesen e tij

Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka prezantuar strategjinë kombëtare të energjisë. Në këtë takim ai kishte ftuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë prezantim të Ramës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Megjithatë mungesën e tij, Lu ka dërguar përfaqësuesin e tij, Catherine Johnson e cila ka përcjellë mesazhet e ambasadorit.

Si fillim ajo ka kërkuar ndjesë për mos pranimin e Lu në këtë takim, duke bërë me dije se ai ka pasur një situatë emergjente në ambasadë.

“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme. Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, – deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne