Sulmohen Ambasada dhe Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Belgjikë

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike një grup prej 10-12 personash, për të cilët mendohet se kanë lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, në orët e para të mëngjesit sulmuan ndërtesat e Ambasadës dhe Konsullatës së Përgjithshme në Bruksel duke hedhur bojë të kuqe në pjesën e përparme të tyre.

Pas sulmit policia shkoi në vendngjarje duke bërë inspektime dhe mbajti procesverbal.

Ndërtesat e Ambasadës dhe Konsullatës së Përgjithshme u pastruan pas ngjarjes së shëmtuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne